Njeriu që theu rekordin
e hedhjeve nga lartësitë

Njeriu që theu rekordin<br />e hedhjeve nga lartësitë
Një 40 vjeçar Australian i apasionuar pas sporteve ekstreme, vendosi një rekord të ri duke u hedhur 158 herë nga një lartësi mjaft e madhe brenda vetëm 24 orëve. Ky rekord u shkruajt në Librin e Rekordeve Guiness dhe për çertifikimin e tij ishte e pranishme dhe një juri që numëroi hedhjet dhe rregullat e tjera të nevojshme për ta quajtur ‘sfidën’ të rregullt.

Gjykatësja që mori pjesë në këtë rekord u shpreh se rekordi i mëparshëm ishte me 151 hedhje dhe ishte vendosur në Mars të vitit 2014-të, ndërsa tani sfidanti për thyerjen e tij, Beau Retallick, duhet të bëjë më shumë hedhje me një gjatësi litari nga 5 në 10 metra. Australiani e realizoi sfidën e tij në pikën e hedhjes Sarugakyo në Japoninë e Veriut dhe atij ju deshën plot 19 orë, me 178 hedhje gjithsej nga të cilat vetëm 158 u vlerësuan si të pranueshme nga juria.

Ai shpjegon se ju deshën shumë pije energjike dhe vakte të shpeshta gjatë gjithë kohës që realizoi hedhjet, ju desh të përdorte një litar 8.5 metra të gjatë ndryshe nga sfidanti i tij i mëparshëm që kish përdorur një litar 20 metra dhe tregon se pavarsisht se kjo kishte përparësi për hedhjet në një lartësi më të vogël, kishte dhe disavantazh pasi kërkonte më shumë kohë deri në qetësimin e trupit nga lëkundjet, që sipas rregullave është përfundimi i një hedhje.

Secili prej kërcimeve nga cepi në cep zgjat 3 minuta, dhe Retallick shprehet se ka bërë aq shumë hedhje sa ka frikë mos do të ketë ndonjë pasojë pasi ende ka ndjesinë e të qenit pezull mbi ajër, pas aq shumë kërcimeve në gjendje të lirë.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Mandati i ri i Putinit, një epokë me fuqi të jashtëzakonshme

Mandati i ri i Putinit, një epokë me fuqi të jashtëzakonshme