TIRANË – Nga bashkia e Tiranës, efekti domino rrëzon njerin pas tjetrit, krerët e njesive bashkiake, deri dje përfaqësues të së djathtës. Sot, në njesinë 8 të Tiranës, mbledhja e këshillit nuk ka vazhduar, pasi këshilltarët socialistë kanë synuar ndryshimin e kreut të saj dhe nuk e kanë votuar buxhetin e njesisë. Përplasje të heshtuara kanë ndodhur jo vetëm me kryetarin Hysen Xhura, por edhe ndërmjet vetë këshilltarëve socialistë.
Hysen Xhura tha se pushteti vendor është jopolitik dhe ne duhet të merremi me problemet e qytetarëve, ndërsa më shumë u prononcua një ish-këshilltar I së majtës, që deklaroi se ishte distancuar prej shokëve të tij.
“Unë distancohen nga PS”, - deklaroi ai, -“se mosmiratimi i buxhetit është një problem i madh, se njerëzit presin ndihmën. Problem që ngrita në mbledhje është se në PS mungon demokracia, çdo gjë bëhet me urdhër nga lart dhe shokët socialistë që kanë qënë të mitë dikur, duhet të marrin përsipër përgjegjësitë për të cilat janë votuar.
Z.Lulzim Basha në krye të Bashkisë së Tiranës dhe z.Hysen Xhura këtu kanë bërë një punë shumë të madhe për rrugë, ambiente sportive etj. që s’qenë bërë kurrë më parë. Unë kam qënë nga ata që kanë dalë jashtë nga mbledhja, sepse ka ardhur urdhër me diktat që të zgjidhet kryetari i njesisë 8”, - vuri në dukje ish-këshilltari i majtë.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com