Njësitë vendore,ja cilat janë pagat
e administratorëve të rinj në vend

Njësitë vendore,ja cilat janë pagat<br />e administratorëve të rinj në vend
TIRANE- Një administrator për njësitë të cilat kanë më pak se 5000 banorë do të marrë 37.400-56.100 lekë muaj. Në projektvendimin dhe relacionin për miratimin e pagave për administratorët e njësive janë përcaktuar 3 nivele pagash. Për administratorët në njësi administrative mbi 5001-20 000 banorë, pagat do të jetë 41.400-79.500 lekë. Ndërsa për njësitë e administrative me 20.001-50.000 banorë do të marrin 51.500-92.500 lekë.

Në tabelat që ka siguruar “shqiptarja.com” thuhet se për pagat e administratorëve do të përdoren fondet e pagave të përdorura për funksionin ”Kryetar” në njësitë e qeverisjes vendore që, deri para miratimit të ndryshimeve ligjore ishin komuna e bashki dhe aktualisht nuk do të jenë më si të tilla. “Në 2 prill 2015 u miratua Ligji nr.30/2015, “Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin nr.8652, datë 31.7.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, të ndryshuar. Në bazë të neneve 12 e 13 të këtij ligji është parashikuar krijimi dhe funksionimi i administratës së njësive administrative që drejtohet nga administratori.

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Ardian Ismajli në formacionin e shtatorit në Serie A

Ardian Ismajli në formacionin e shtatorit në Serie A