Të gjithë shqiptarët që punojnë në Maqedoni do t’ju njihen vitet e punës.
Ministria e Mirëqenies Sociale ka nënshkruar një marrëveshje me Ministrinë e Punës në Maqedoni, për njohjen e kontributeve.
Ministri Blendi Klosi tregoi përfitimet që do të kenë qytetarët shqiptarë që punojnë në Maqedoni.
"E para marrëveshja do të zbatohet për skemën e sigurimeve shoqërore dhe konkretisht për përfitimet financiare për sëmundjet për personat e punësuar, barlindja për personat e punësuar ose vetëpunësuar si dhe për punëdhënësit, aksidentet në punë dhe sëmundjet profesionale për personat e punësuar, pension pleqërie dhe invalidetin për familjarët, për personat e punësuar dhe vetëpunësuar si dhe për punëdhënësit e tyre",shprehet Klosi.
Ndërsa ministri maqedonas Dime Spasov, tha se falë marrëveshjes, pritet të rritet numri i të punësuarve sezonalë.
Nga ky memorandum pritet të përfitojnë më shumë se 10 mijë shqiptarë.
Dy ministrat vizituan edhe një nga zyrat e punës në kryeqytet.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO