Biznesmeni Naser Kelmendi është dënuar më gjashtë vjet burgim për shpërndarje të drogës të llojit heroinë. Vendimin për “bosin e drogës”, Gjykata Themelore e Prishtinës e ka shpallur të enjten, shkruajnë mediat kosovare.
/Shqiptarja.com
Trupi gjykues është bindur se i dënuari ka shpërndarë heroinë në Austri. Gjatë vuajtjes së dënimit, atij do t'i llogaritet edhe koha sa ka qëndruar në paraburgim gjatë gjykimit.
E njëjta gjykatë, Naser Kelmendin e ka liruar nga akuzat tjera për “Krim të organizuar” dhe për vrasjen e boshnjakut Ramiz Delaliq, në vitin 2007 në Sarajevë.
“Vepra për të cilën është dënuar ka ndodhur në verën e vitit 2003, që nga ai moment ai nuk e ka kryer asnjë vepër tjetër penale. Asnjëherë nuk ka ndodhur që nuk është paraqitur në gjykatë, ai e ka respektuar gjykatën”, tha kryetarja e trupit gjykues, Ana Damska Gallan.
d.c./shqiptarja.com











