Për shumicën e njerëzve, arritja në moshën 100 vjeç është një arsye e mjaftueshme për t'i marrë gjërat lehtë, por Lisel Heise ka plane të tjera në jetë.
Heise, një ish- mësuese sportive ka filluar një kapitull të ri në jetë dhe ka shpallur kandidaturën për t'u zgjedhur në Këshillin Bashkiak të qytetit të saj, Kirchheimbolanden. Një ndër pikat kryesore të fushatës që ka nisur është hapja e pishinës sportive, e cila u mbyll në vitin 2011. Duke qenë se reagimet e saj deri më tani kishin rënë në vesh të shurdhët, Heise zgjodhi pikërisht këtë mënyrë që mendimet e saj të mos injorohen. Ajo shpreson që ta kthejë moshën në avantazh. "Tani që jam 100 vjeç, jam në një pozicion tjetër. Tani kam rastin që të hap gojën dhe të them shumë gjëra", u shpreh Heise.
"Ne jemi shumë të lumtur që kemi Lisel Heise në bord. Ajo na ka sjellë shumë publicitet, kështu ne mund të komunikojmë më mirë qëllimet tona", tha anëtarja e grupit, Helga Bürmann.
Një gjyshe krejtësisht ndryshe. Shpresa kryesore e Heise është që se ajo mund "më në fund të bëjë diçka për të rinjtë".
Komente









