Rio Sherri është një i ri, i sapodiplomuar në degën Informatikë pranë Universitetit të Shkencave të Natyrës në Tiranë
(Rio Sherri, i riu që arriti të futej në sistemin e Samsung dhe AVIRA-s)
Pak kohë më parë ai ka zbuluar një aplikacion mobile, që ishte instaluar në telefonat Samsung dhe që lejonte që çdo përdorues që ishte në të njëjtën lidhje Wireless të merrte akses të plotë në telefonin e një përdoruesi tjetër.
Samsung mori menjëherë masat për ta rregulluar këtë dobësi, ndërsa i dërgoi Rios në Tiranë dhuratë një telefon Samsung Galazy S7 Edge.
Në të njëjtën kohë Rio Sherri gjeti një RCE (remote code execution) tek antivirusi: Avira free Antivirus i cili kishte impakt tek 500 milion përdorues. Avira e falenderoi duke i dërguar një shpërblim monetar.
Ministrja Harito ka zhvilluar në mjediset e Innovation Hub një takim të veçantë me Rio Sherrin dhe disa prej të rinjve që janë të aktivizuar në këtë qendër. Ajo pasi e përgëzoi 21-vjeçarin për arritjet e tij e ka nënvizuar rëndësinë që kanë sot sistemet e sigurisë kibernetike.
Ministrja Harito i ka siguruar të rinjtë e pranishëm në takim se do të kenë mbështetjen e vazhdueshme të saj në mënyrë që ata të kenë mundësi të zhvillojnë më tej aftësitë e tyre në fushën e Teknologjisë së Informacionit.
Me interesimin e drejtpërdrejtë të Ministres për Inovacionin dhe Administratën Publike, pak kohë më parë Rio Sherri është punësuar pranë një kompanie private të specializuar në produkte dhe shërbime të sigurta të Informacionit.
Mbi HackDayAlbania
U zhvillua në 23-24 Tetor në ambientet e Institutit Kanadez të Teknologjisë nga ALCIRT nën kujdesin e Ministrit për Inovacionin dhe Administratën Publike.
Aktiviteti synonte identifikimin e talenteve të reja në fushën e sigurisë kibernetike duke testuar aftësitë e tyre në gjetjen e dobësive të sistemeve të informacionit.
25 të rinj të apasionuar në siguri kibernetike (luajtën në ekip ose individualisht), të cilët në një maratonë (hackathon) që zgjati 24 orë tentuan të sulmojnë 2 aplikacione test që u vunë në dispozicion nga kompanitë: Kreatx che Tetra Solutions.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com