Njihuni me 6 ekselentët, punonjësit më të rinj në Ministrinë e Mbrojtjes

Njihuni me 6 ekselentët, punonjësit më të rinj në Ministrinë e Mbrojtjes

Gjashtë studentë ekselentë iu bashkuan Ministrisë së Mbrojtjes, pas aplikimit në platformën “Punetembare.al”, në kuadër të Paktit për Universitetin.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, tha se këta rinj ekselentë kanë sjellë një frymë të re dhe energji pozitive në sektorët ku po punojnë prej një muaji.

“Mario, Migena, Elisabeta, Erleta, Marlbora dhe Difiruzja janë 6 punonjësit më të rinj të Ministrisë së Mbrojtjes.

Ata kanë përfunduar shkëlqyeshëm studimet dhe kanë sjellë një frymë të re dhe energji pozitive në sektorët, ku prej një muaji po japin kontributin e tyre”, shprehet Xhaçka.

Punësimi i studentëve ekselentë në Administratën Publike, është nismë tashmë e zbatuar konkretisht nga ana e qeverisë shqiptare, pjesë e Paktit për Universitetin.

Vetëm në dy muajt që lamë pas, janë punësuar 459 studentë në Administratën Publike.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë