Një mace është shfaqur krejt papritur në një pasarelë dhe ka tërhequr vëmendjen e të gjithë fashionistave dhe të ftuarve. Videoja ku shihet ‘modelja me qime’ është bërë virale në rrjet.
Ngjarja ka ndodhur në një shfaqje mode mbrëmjen e së premtes në Esmond International Fashion Shoë në Stamboll, në Turqi. Nëse e shikoni me vëmendje videon do të vini re se macja fillimisht qëndron e qetë në një anë të pasarelës, por sapo kalon një modele tenton të kapet tek rrobat e saj. Stilistja Gossip Hakki Ali, tha se askush nuk e di se mbërriti macja aty.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)