Njihuni me Gisele Marie, kitaristja
myslimane që performon e mbulua

Njihuni me Gisele Marie, kitaristja<br />myslimane që performon e mbulua
Një artiste e veshur me burka dhe një kitarë elektrike nuk janë një kombinim i zakonshëm. Por është pikërisht kjo ajo që po përpiqet ta sfidojë një grua myslimane, e cila njëherësh është edhe muzikante profesioniste e zhanrit heavy metal.

Gisele Marie 42-vjeçe, është mbesa e disa katolikëve nga Gjermania, por ajo u konvertua në myslimane disa muaj pasi i vdiq babai në vitin 2009. Muzika është një çështje familjare për Marien, e cila është rritur në një shtëpi me instrumente, ka studiuar për piano klasike, ndërsa është pjesë e grupit Spectrus që nga viti 2012.

Ajo thotë se veshja e burkas është një përkujtim i vazhdueshëm për Allahun dhe kjo e ka bërë atë të reflektojë më shumë në jetën e saj të përditshme. Ajo gjithashtu e pranon se kur ngjitet në skenë, nxit reagime të ndryshme te publiku.

“Njerëzit nuk presin ta shohin një grua myslimane që ka të veshura burka, që praktikon fenë dhe në të njëjtën kohë të jetë kitariste profesionist në një grup Heavy Metal. Kështu që shumë njerëz habiten nga kjo. Por njerëz të tjerë janë më kureshtarë dhe kjo iu duket interesante, por të them të drejtën shumica e njerëzve tronditen”, thotë Marie.

Ajo e di që disa myslimanë nuk e pranojnë atë që e bën, por thotë se ka myslimanë që janë të rregullt në koncertet e saj, dhe se ajo nuk sheh asnjë problem që ta përziejë muzikën e saj me fenë.
gisele
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid