Njihuni me kopjen e Michael Jackson

Njihuni me kopjen e Michael Jackson
Ndonëse Michael Jackson është ndarë nga kjo jetë prej vitesh, duket se shpirti i tij jeton ende në trupin e këtij djali Brazilian të quajtur Antonio Gleidson Rodrigues i cili është fiksuar për të qenë identik si Mbreti i Muzikës Pop. Ai ka arritur deri aty sa ka bërë dhe operacione plastike për të ngjarë dhe për të performuar si ylli i muzikës.

32 vjeçari i njohur si Gleidson Jackson ka kryer dhe një rhinoplasty, operacion plastik në hundë, për të rikrijuar hunën e famshme të Michael Jackson. Rodriguez gjithashtu ka bërë tatuazh vetullat dhe ka rritur flokët si M.Jackson për t’i ngjarë atij sa më shumë dhe për të bërë gati gati një stil jetë të ngjashme me të. Për të rritur buzë i është dashur të përdorë teknikat e acidit hyaluronic ndërsa për të ngritur mollëzat ka përdorur botox. Ai jep shfaqje nëpër rrugët e qytetit duke kërcyer pjesë të këngëve dhe performancave të këngëve të Jackson, si dhe jep mësime për fëmijët sesi të arrijnë të kërcejnë si ai.

Gleidson nga qyteti i Fortalezas në Brazil ka bërë madje dhe operacion të gojës dhe dhëmbëve për të patur një buzëqeshje si idhulli i tij i muzikës.  Për më tepër atij i është dashur të heqë disa kile dhe të veshë këpucë me gomë për të arritur peshën dhe gjatësinë e Michael Jackson-it, duke e transformuar veten në një kopje identike të tij.



Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)