Kukës, 70-vjeçarja kujdeset vullnetarisht për lulishten e qytetit (VIDEO)

I ka kapërcyer të shtatëdhjetat, por nuk i ndahet punës. Kjo është nëna duararte Hatije Dema, banore e lagjes 4 te qytetit te Kukësit. Çdo ditë e gjen në lulishten publike duke u kujdesur vullnetarisht për lulet apo riparimin e stolave të dëmtuar.

“Mosha 73 vjeçe. Vaj halli nuk më rrihet. Kur e shoh kështu, mbille një lule sa për zbukurim. Unë lulet i kam merak, vetëm ato i kam qejf”- shprehet ajo.

Lagje 4 në Kukës është pjese e rikualifikimit urban me hapësira te bollshme e lulishte. Nene Hatija thotë se gjithsecili prej qytetareve duhet te kontribuojnë për mirëmbajtën e mjedisit dhe te parqeve.

“Blinat që i kam mbjellë unë i ka blerë dhe Bashkia. Duhet me i bo çdokush hismetin vetë. Disa janë të kujdesshëm shumë, disa nuk janë të kujdesshëm hiç, i dëmtojnë.  Edhe stolat që janë dëmtuar këtu vetë i kam ndreq”, thotë e moshuara.

Hatije Dema ka punuar plot 25 vite në ish-ndërmarrjen komunale të qytetit. Ka kryer pune te renda ndërtimi, mirëmbajtje e deri tek shtrimi i pllakave, ndaj sot me të njëjtin pas pasion edhe pse është në pension merret me punët në komunitet.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shembullore!: 18/03/2023 23:11

    Shembullore!..këto shembujt për t'u kopjuar e për t'a reklamuar edhe dekoruar!Sikur të gjithë në Pallate e rrugë të paktën mos i hidhnin mbeturinat si lopa Bajgën,e të mos dëmtojnë...!

    Përgjigju
  • Gtl: 18/03/2023 22:26

    Kjo eshte grua e jashtzakonshme, vra si Kjo nuk vijn ma.

    Përgjigju
  • kili: 18/03/2023 19:34

    BRAVO MOJ NENE HATIJA,,TI JE NJE NENE E MREKULLUESHME QE MBAN DHE RREGULLON NJEDISIN ,,,NE KETU NE TIRANE NUK DALIM AS TE PASTROJME RRUGICEN PARA PALLATIT TONE,,,,CDO GJE E PRESIM NGGA BASHKIA DHE QEVERIA ,,,,KJO NUK ESHTE E DREJTE.....NE GJERMANI SHTET 100 VJET PARA NESH DALIN DHE PASTROJNE ME FSHESE PARA SHTEPISE,,JEMI NJE POPULL QE E DUAM PISLLEKUN....

    Përgjigju
  • Drejtesia popullore: 18/03/2023 18:18

    Kuksianet jane punetore te medhenj. Edhe ne kohen e monizmit shquheshin mbi te gjithe, brigadat e punetoreve nga Kukesi dhe pjeserisht nga Peshkopia ishin numur nje, benin punet me te veshtira, ishin me rezultative. Edhe kete grua 73 vjec, nen kete sy e shoh, nuk mund te jete ndryshe. Por ishin edhe me te pastertit, krahasoheshin me korcaret. Respekt nene, shembull.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë