Njihuni me skuadrën Trump, së
shpejti në Shtëpinë e Bardhë

Njihuni me skuadrën Trump, së<br />shpejti në Shtëpinë e Bardhë
Trump  në krye të Shtëpisë së Bardhë  sigurisht do të  ketë edhe stafin e tij të cilët e nisin punën në 20 janar. 

Sipas listës bëjnë me dije mediat janë emra e personaliteteve, republikanë dhe biznesmenë të përfshirë pak apo shumë në fushatën elektorale. Analistët kanë nisur të bëjnë edhe organigramën e skuadrës që do të udhëheq në 4 vitet e ardhshme.

Ja cilët janë disa prej emrave të cilët do të marrin poste kyce në administratën e ardhshme.
 
Sekretar shteti
, Newt Gingrich, ish  kreu i Dhomës së Përfaqësuesve, 73 vjec, një njeri  me shumë ndikim në rradhët e republikanëve në Washington. 73 vjecari mund të jetë sekretar shteti. Ai është një nga personat që e ka mbështetur Trump që në fillim edhe kur republikanët i kthyen shpinën. Garoi në primaret e 2011 pa u nominuar.  Në vendin e Kerry lakohen edhe  emra të  tjerë si Robert Corker, senator në Tennesee,  Jeff Sessions këshilltar i Trump gjatë fushatës, 69 vjec senatori më i ri i Alabamës.

Ekonomia.  Sipas zërave që qarkullojnë Trump do të vendosë në krye të thesarit  Steven Mnuchin bankier në Goldman Sachs president financiar i fushatës. Ai është marrë edhe me produksione filmash dhe ka krijusr një shoqëri që ka finnacuar filma si Avatar, apo American Sniper. Në garë është edhe miliarderi Wilbur Ross e Dan Di Micco, këshilltar të Trump. Një tjetër miliarder mund të vendoset në departamentin e energjisë, bëhet fjalë për Harold Hamm, sipas Forbes pasuria e tij në 2016 arriti 13.1 miliardë dollar.

Sekretar i Mbrojtjes. Stephen Adley ish këshilltar i sigurisë  kombëtare dhe ish senatori Jim Talent  janë dy emrat  që qarkullojnë  për karrigen e ministrit të mbrojtjes.  Emër tjetër është edhe Michael Flyyn i cilësuar nga mediat si kapo i ardhshëm i Pentagonit. E sipas disa zërave ministër mbrojtje mund të jetë edhe 39 vjecari  Duncan Hunter.

Shëndetësia dhe Shërbimet sociale.  Guvernatori i Floridës Rick Scott, mbi të gjitha  lakohet emri i aktivistit për të drejtat e afroamerikanëve Ben Carson. Vetë Trump është shprehur se Carson do të jetë i përfshirë në administratën e tij.

Prokuror i Përgjithshëm. Emri më i dëgjuar për momentin është ish bashkiaku i Neë York, Rudolph Giuliani. Ai  ka hetuar cështje të mafias dhe korrupsionin në Ëall Street. Christie  guverantor i në  New Jersey 54 vjec është përmendur se krahas rolit të prokurorit mund të jetë  sekretar i tregtisë.

Shefi i Stafit Reince Preibus 44 vjec mund të merret me administratën . Tashmë ai është  president i komitetit të republikanëve  që ka të bëjë me mbajtjen e marrëdhënieve mes partisë dhe presidentit. Ai është shumë i afërt edhe me kreun e Dhomës Paul Ryan. Si zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë  në garë është Sean Spicer.

Tashmë skuadra e Trump  ka hapur edhe faqe në rrjetet sociale ku informon për stafin e ri të administratës “Të punojmë së bashku, do të nisim detyrën menjëherë për të ndërtuar vendin tonë dhe të rinovojmë ëndrrën amerikane,” thuhet në mesazh.
 

Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Augustin Palokaj: Mali i Zi mes BE-së dhe botës serbe

Augustin Palokaj: Mali i Zi mes BE-së dhe botës serbe