Njihuni me vajzën nga Elbasani që punon në gomisteri dhe që na jep të tërëve një mësim të mirë

Njihuni me vajzën nga Elbasani që punon në gomisteri dhe që na jep të tërëve një mësim të mirë

Xhoi, gomistja 21-vjeçare nga Elbasani

Gazetari Mentor Kikia ka publikuar një rast të rrallë në Facebook, një vajzë që punon në gomisteri, një punë që e bëjnë vetëm burrat. Vajza quhet Xhoi dhe është nga Elbasani, ndërsa Kikia shkruan se vendosi që të ndajë këtë histori ‘Për një rini që referencë ka djemtë dhe vajzat e që kapardisen në rrjetet sociale me makina luksi, me paratë e baballarëve, shpesh të buruara nga krimi e korrupsioni’.

Xhoi, gomistja 21-vjeçare që na jep të tërëve një mësim të mirë

Kur ndalova në gomisteri për të kontrolluar një gomë të shfryrë të makinës, mu afrua një vajzë e më tha: Çfarë problemi ka?

-Goma, më ka rënë!

Ajo nxitoi të kontrollojë presionin e të katër gomave. Pastaj çmontoi shpejt e shpejt gomën e rënë, e kontrolloi, dhe nxitoi ta montonte.

Unë kisha mbetur në këmbë e po ndiqja veprimet e saj. Mendova se ishte ndonjë truk, por vajza për pak minuta e mbaroi punën. Duart i kishte të nxira nga gomat, vajrat po lëndë të tjera në një servis makinash. Edhe në fytyrë kishte disa njolla të zeza pluhuri.

I kërkova leje për ti bërë disa foto. Dhe padyshim i thashë që do ti publikoja. Pranoi dhe qeshi.

“E kam biznesin tim, punoj këtu me babanë. Ia kam marrë dorën mirë”.

Kjo është Xhoi, 21 vjeç, nga Bradasheshi, në Elbasan. Ajo ka zgjedhur të bëjë gomisten. Një punë burrash kudo, por ajo e ka sfiduar dhe e bën shumë mirë.

Vendosa ta ndaj me ju rastin e Xhiot, për të dëshmuar modelin e një vajze të re që ka zgjedhur të punojë. Një punë e “pisët” dhe e rëndë. Por ajo e thotë me kënaqësi: Ky është biznesi im!

Vendosa ta ndaja këtë histori, edhe si një model për një rini në krizë, që mendon se këtu nuk jetohet më. Për një rini që referencë ka djemte dhe vajzat e që kapardisen në rrjetet sociale me makina luksi, me paratë e baballarëve, shpesh të buruara nga krimi e korrupsioni.

Edhe pse një vajzë shoëbizi është padyshim më e famshme, unë po u kërkoj lexuesve të këtij shënimi ta shpërndjanë këtë postim si një shembulll për tiu referuar.

Të faleminderit Xhoi për mësimin që na jep të tërëve!

Gazetari Mentor Kikia

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lymi i Tutit: 15/09/2018 10:15

    Te lumte Mentor ! Te gjithe kemi nevoje te "ushqehemi" me shembuj pozitive,sepse ne shtypin tone mbisundon negativiteti ! Edukimi i duhur i ketij brezi te ri,eshte ne familje,kjo eshte baza . Ata qe jane prinder duhet ta "rregjistrojne dhe ta "fusin ne tru" kete shembull.Dhe kur ky shembull eshte unik,duhet promovuar,bile edhe ajo vajze duhet stimuluar ! Ku jane ato dhjetra "te ashtuquajtura shoqata " ? I lumte Xhoi-t.I uroj shendet dhe fat ne jete ! Lymi i Tutit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Adriatik Doçi: U përball me bandat me automatik/ Kush është Elvin Gogaj, prokurori që po heton Belind Këlliçin

Adriatik Doçi: U përball me bandat me automatik/ Kush është Elvin Gogaj, prokurori që po heton Belind Këlliçin