Njihuni me ‘Zonjat Aventuriere’ që shëtisin botën dhe ndihmojnë njerëz në nevojë

Emisioni i mëngjesit “Rreze Dielli” në Report Tv solli historinë e disa zonjave shumë të veçanta të cilat shëtisin botën dhe bëjnë humanizëm në të njëjtën kohë. Prej 10 vitesh, Romanina, Giovanna, Flavia, Raffaela, Luciana, Maria Pia dhe Aldina kanë zgjedhur të bashkojnë pasionin për udhëtimet me humanizmin, duke formuar grupin që sot njihet si “Lady Aventura”.

“Udhëtimin ne e kemi pasion, por dhe mision pasi eksplorojmë kultura të ndryshme të botës, por dhe ndihmojmë njerëz që kanë probleme” u shpreh njëra nga zonjat për mikrofonin e Report Tv.

Së fundmi grupi i “Zonjave Aventuriere”, siç njihet ndryshe, ka ardhur për të vizituar Shqiperinë, për t’a njohur këtë tokë, por dhe për të dhënë kontributin e tyre humanitar.

”Në Shqipëri kemi udhëtuar shumë, por ajo që na pëlqeu më shumë ishte qyteti i Shkodrës, ku vajtëm për të vizituar motrat e Nënë Terezës, të cilat kujdesen për një grup fëmijësh me aftësi ndryshe” tha një tjetër ‘zonjë aventuriere’, duke shtuar se kishin dhënë një kontribut modest për këtë qendër.

Kanë udhëtuar shumë, duke njohur kështu histori dhe njerëz nga e gjithë bota, pa harruar qëllimin final, të ndihmojnë aty ku vërtetë duhet një dorë. Motivimi dhe energjia që zonjat transmetojnë është i admirueshëm, veçanërisht kur flasin për vendet e bukura që kanë parë gjatë vizitës për herë të parë në vendin tonë. Në muajin mars aventurieret bënë një ndalesë në Mauritius, ku u pritën nga Ministri i Shëndetësisë me të cilin organizuan shpërndarjen e disa aparateve të dëgjimit për vajzat në nevojë. Gjatë qëndrimit atje ato vizituan dhe shtëpinë e të moshuarve të Motrave të Shën Terezës.

”Kënaqësia që ne kemi sa herë ndihmojmë dikë është shumë e madhe, ndaj për ne ky është mision” shtoi një nga zonjat.

Mesazhi që ato transmetojnë dhe sot është i thjeshtë, ndihma ndaj të tjerëve dhe promovimi i vendeve si Shqipëria është i domosdoshëm, duke i bërë ato së pari misionare e më pas frymëzim për të gjithë ata që një ditë do të duan të bëjnë humanizëm.

MC/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Plazhet e Lezhës janë në kapacitete absolute', nënkryetari i bashkisë për Studio Live: Sfidoj këdo, nga portalet nuk merret vesh e vërteta

'Plazhet e Lezhës janë në kapacitete absolute', nënkryetari i bashkisë për Studio Live: Sfidoj këdo, nga portalet nuk merret vesh e vërteta