Në një  postim të bërë në faqen zyrtare në facebook,”Pyet Anën”, Ambasada Amerikane i sugjeron gjithë turistëve që të aplikojnë herët dhe të mos e presin biletën e avionit nëse nuk e kanë marrë ende vizën.

“Po aplikoni për vizë turistike? Lutemi planifikoni të aplikoni herët dhe mos e rezervoni biletën e avionit derisa të keni marrë vizën tuaj”, njofton ambasada.