NJOFTIM I RËNDËSISHËM nga Banka Credins për klientët, shërbimet që mund të gjeni në aplikacion

NJOFTIM I RËNDËSISHËM nga Banka Credins për klientët, shërbimet që mund të gjeni në aplikacion

Edhe Banka Crdins ka marrë masat paraprakë për të rritur sigurinë e punonjës dhe për shërbimet ndaj klientit. Në një njoftim për mediat, Banka Credins njofton që klientët të përdorin aplikacionin "Credins Online" për të shmangur kontaktin fizike me punonjësit apo klientëve të tjerë. Me këtë aplikacion mund të bëhen edhe pagesa të rëndësishme, si ato të ujit e dritave me zero komision

"Banka Credins e angazhuar maksimalisht për të siguruar ofrimin e shërbimeve bankare për të gjithë klientët e saj si në rrjetin e degëve të bankës, në 62 ATM, dhe nëpërmjet kanaleve digjitale, duke respektuar gjithashtu dhe marrjen e masave mbrojtëse për punonjësit dhe klientët", thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë i Bankës Credins

Të nderuar klientë të Bankës Credins,

Në kuadër të rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Banka Credins ka ndërmarrë një sëre masash paraprake për të rritur sigurinë e punonjësve në pune dhe për të siguruar një vazhdimësi të plotë të biznesit bankar për të gjitha shërbimet dhe produktet për klientët tanë. Dhe nëse ka një moment të vetëm për të treguar solidaritet dhe suport për klientët dhe ekonominë e vendit, ajo është tani. Kërkojmë bashkëpunim dhe mirësjellje nga të gjithë klientët tanë për respektimin e këtyre masave që janë në dobi të përbashkët.

Për të shmangun kontaktin fizik në bankë me punonjës apo klientë të tjerë, si dhe për të respektuar udhëzimet për qendrim në shtepi, por për të siguruar dhe vazhdimësi normale të shërbimeve që ju mund të keni nevojë, ju sygjerojmë përdorimin e aplikacionit Credins Online.

Çfarë mund të kryeni me Credins Online?

·         Kontrolloni në mënyrë të detajuar dhe në çdo kohë gjendjen e llogarisë dhe historikun e transaksioneve tuaja për të gjitha produktet bankare.

·         Kryeni transferta brenda dhe jashtë vendit me 20% komisione me të ulëta.

·         Kryeni pagesa të faturave për Telefoni, OSHEE, UKT, UKDR me 0 Komision dhe me komisione preferenciale për Tatime, Taksa, Dogana, Gjoba Makinash, Credins Pension, Pagesa për internet (Albtelecom, Digicom, Abcom).

·         Informohuni në kohë reale për kursin e këmbimit ditor dhe konvertoni monedhat tuaja përmes Credins Online.

·         Kryeni transfertë vetëm nëpërmjet numrit të telefonit me shërbimin më te ri Quick Pay.

·         Kryeni pagesë të kartës së parapaguar ose të kreditit.

·         Kryeni një urdhërxhirim periodik.

·         Mundësi të ruani detajet e një pagese të mëparshme dhe të dërgoni para tek i njëjti përfitues.

·         Aplikoni ONLINE për produkte dhe shërbime bankare.

Nëse keni harruar Kodin e Përdoruesit ose Fjalëkalimin e llogarisë suaj, ju mund ta merrni duke klikuar tek “Keni harruar të dhënat” në adresën https://e.bankacredins.com/.

Pyetje të shpeshta: https://bankacredins.com/pyetje-te-shpeshta-mbi-platformen-credins-online/.

Video ndihmese: https://bankacredins.com/video-ndihmese/

Suport i menjëhershëm nëpërmjet WhatsApp në Platformën “Credins Online”, [email protected] ose për informacion më të detajuar vizitoni www.bankacredins.com

Gjithashtu, Banka Credins kërkon me mirënjohje nga cdo klient i bankës, të respektojë sa më poshtë nëse duhet të vijë pranë degëve tona:

UDHEZIM PER KLIENTET E BANKES

Banka ka shpërndarë dizifektantë në hyrje të cdo dege dhe ka marrë masa për të riorganizuar punën për të shmangur rradhët dhe njerëzit brenda bankës.

Respektoni distancat e sigurisë me stafet e bankës dhe me klientë të tjerë në degë.

Qendroni në rradhë jashtë degës në ajër të pastër për të shmangur kontaktet fizike, duke ruajtuar distancat e përcaktuara nga udhëzimet.  

Mos aplikoni shtrengim duarsh apo përqafime, me asnjë klient apo staf banke.

Përdorni cdo ATM të Bankës Credins për tërheqje CASH. Shmangni ardhjen në sportelet e bankës.

Shmangni përdorimin e CASH-it duke rritur higjenën tuaj. Përdorni kartat e debitit dhe të kreditit të Bankës për cdo pagesë.

Gjithashtu, për ju si klient por dhe punonjësit, Banka Credins ka ndërmarrë dhe masat e mëposhtëme:

UDHEZIM PER STAFIN E BANKES:

Është aktivizuar protokolli i sigurisë në shëndet duke ndërmarrë një sërë masash për punonjësit dhe do monitorojmë me kujdes situatën në ditët në vijim.

Kemi kordinuar me të gjitha degët dhe drejtorinë qendrore duke vlerësuar alternativa të ndryshme për të vazhduar punën duke përfshirë dhe punën nga shtëpia ku është e mundur.

Banka i ka kërkuar cdo punonjësi që shfaq simptoma të vetë izolohet dhe ndjekë protokollin përkatës, për të evituar kontaktet me kolegë dhe klientë.

Kemi rekomanduar të gjithë punonjësit të shmangin udhëtimet e panevojshme jashtë shtetit,

Banka ka iniciuar një fushatë në rrjetet sociale për të ndihmuar cdo klient i cili kërkon të shmangë kontaktin fizik me punonjësit e bankës të vlerësojë kanalet alternative si Credins oline si dhe të përdorin sa më shumë kartat e debitit dhe të kreditit duke shmangur përdorimin e cash-it.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës