Njoftim i rëndësishëm për të gjithë të rinjtë që duan të bëhen pjesë e Policisë së Shtetit (VIDEO)

Njoftim i rëndësishëm për të gjithë të rinjtë që duan të bëhen pjesë e Policisë së Shtetit (VIDEO)

TIRANË- Policia e shtetit njofton kriteret e pranimit të aplikantëve të rinj në Policinë e Shtetit. Të gjitë ata që kanë shprehur dëshirën për të qenë pjesë e Patrullës së Përgjithshme dhe nuk kanë marrë ende një leje drejtimi, mjafton që deri në datë 3 gusht të kenë përfunduar testin teorik dhe të kenë nisur praktikën. Por deri në momentin e shpalljes së fituesve, aplikantët duhet të kenë paraqitur lejen e drejtimit ose ndryshe nuk do mund të vijojnë në fazat e tjera të konkurrimit.

Afati për të aplikuar për Patrullë të Përgjithshme është data 3 gusht, ndërsa për Specialist për Hetimin e Krimit është data 31 korrik.

Njoftimi i plotë

Nisur nga fluksi i kërkesave adresuar Policisë së Shtetit, nga qindra të rinj e të reja, të cilët kanë shprehur dëshirën për të aplikuar për Patrullë të Përgjithsme, por janë ende duke ndjekur kursin për t'u pajisur me Leje Drejtimi, sqarojmë gjithë të interesuarit se:

Të gjithë ata aplikantë që deri në datën 3 gusht 2019, data kur mbyllet aplikimi, kanë përfunduar fazën e parë të kursit për Leje Drejtimi dhe disponojnë vërtetim zyrtar nga Autoshkolla që e kanë përfunduar provimin e teorisë dhe janë duke ndjekur praktikën, do të pranohen për të aplikuar.

Por aplikantët që do të shpallen fitues në fazën e parë të konkurrimit për Patrullë të Përgjithshme në Kolegjin e Policisë dhe deri atëherë nuk kanë dorëzuar Lejen e Drejtimit,  do të skualifikohen dhe nuk mund të vijojnë fazat e tjera të konkurrimit.

Policia e Shtetit nxit çdo te interesuar dhe rikujton se afati për të aplikuar për Patrullë të Përgjithshme është data 3 gusht, ndërsa për Specialist për Hetimin e Krimit është data 31 korrik.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Akt sabotazhi në Baltik? BE kërcënon Rusinë me sanksione

Akt sabotazhi në Baltik? BE kërcënon Rusinë me sanksione