Gjatë fundjavës, në kuadër të punës për parandalimin e ngjarjeve dhe dhunës në familje nga strukturat e policisë është ndërhyrë në 18 raste të dhunës në familje, duke kryer dhe veprimet procedurale. Në 3 raste autorët e kësaj dhune janë arrestuar në flagrancë, në 1 rast autori është proceduar në gjendje të lirë dhe në 14 raste nga strukturat e policisë janë plotësuar kërkesë-paditë për lëshimin e urdhrave të mbrojtjes.
 
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, është arrestuar 1 person autor i dhunës në familje dhe është plotësuar kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes në  5 raste.
 
U arrestua në flagrancë shtetasi Bedri Selim Omeri, vjeç 47, banues në fshatin Marikaj, pasi dyshohet se në banesë ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes M.O., vjeç 44, e cila është me urdhër mbrojtje nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Materialet në ngarkim të tij i kanë kaluar për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë.
 
U plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen T.H., vjeç 56, banuese në Bathore, pasi bashkëshorti Zyber H., vjeç 57, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.
 
U plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen M.P., vjeç 35, banuese në Qesarak, pasi bashkëshorti Xhevdet P., vjeç 39, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.
 
U plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen A.M., vjeç 28, banuese në Tiranë, pasi bashkëjetuesi Remzi M., vjeç 46, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.
 
U plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasin E.B., vjeç 37, banues në Tiranë, pasi bashkëshortja V.B., vjeç 28, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij.
 
U plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen F.D., vjeç 48, pasi bashkëshorti Fredi D.,  vjeç 50, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.
Për këto raste materialet i kaluan Gjykatës Rrethit Gjyqësor Tiranë.
 
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan, u arrestua në flagrancë shtetasi Dashamir Bashkim Luta, vjeç 40, banues në fshatin Shals, pasi dyshohet se më datë 06.10.2013, rreth orës 20:30, në banesë, ka kanosur e ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve të tij. Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë për veprat penale parashikuar nga nenet 84 e 130/a të Kodit Penal.
 
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Berat janë evidentuar 3 raste të dhunës në familje, ku strukturat e policisë në 2 raste kanë plotësuar kërkesë-paditë për lëshimin e urdhrave të menjëhershëm të mbrojtjes dhe në 1 rast autori është proceduar e ndiqet në gjendje të lirë.
 
U plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen E.D., vjeç 40, banuese në fshatin Donofros, pasi bashkëjetuesi Arben D., vjeç 45, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.
 
U plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen E.M., vjeç 41, banuese në Berat, pasi motra Enrita H., vjeç 37, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.

Për të dy rastet materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat.
 
Ndërkohë në Kuçovë, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Dritan Sh., vjeç 41, banues në Kuçovë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj djalit 18 vjeçar. Materialet i kanë kaluar për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë për veprën penale parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.
 
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës në 5 raste janë plotësuar kërkesë-padia për lëshimin e urdhrave të menjëhershëm të mbrojtjes.
 
U plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen M.B., vjeç 51, banuese në Durrës, pasi bashkëshorti Gjok B., vjeç 51, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.
 
U plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen A.M., vjeç 58, banuese në Durrës, pasi djali Leonard M., vjeç 36, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.
 
U plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen O.M., vjeç 32, banuese në Durrës, pasi kunati Ardian M., vjeç 40, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.

U plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen R.Z., vjeç 29, banuese në Durrës, pasi bashkëshorti Panajot Z., vjeç 37, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.
 
Për këto raste materialet i kaluan Gjykatës Rrethit Gjyqësor Durrës.
 
Ndërkohë në Shijak u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen L.T., vjeç 30, banuese në fshatin Koxhas, pasi bashkëshorti Mondi  T., vjeç 37, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.
 
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë, në Mirditë,  u arrestua në flagrancë shtetasi Vesel Islam Hasani, vjeç 50, banues në fshatin Gjorm, pasi dyshohet se rreth orës 19:30, në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes L.H., vjeç 51, si dhe ka kanosur me thikë djalin 19 vjeçar. Me cilësinë e provës materiale është bllokuar arma e ftohtë thikë, ndërkohë materialet në ngarkim të tij i kanë kaluar për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë për veprat penale parashikuar nga nenet 130/a e 279 të Kodit Penal.
 
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier,  u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen S.R., vjeç 25, banuese në Fier, pasi bashkëshorti Kreshnik I., vjeç 33, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës Rrethit Gjyqësor Fier.
 
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër, në Përmet, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen O.D., vjeç 28, banuese në Përmet, pasi bashkëshorti Leonard D., vjeç 45, dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës Rrethit Gjyqësor Përmet.