Njoftimi që qarkulloi sot në media, si u përdorën studentët për të shpërndarë lajmin e rremë për pagesën e tarifave të plota (Foto)

Njoftimi që qarkulloi sot në media, si u përdorën studentët për të shpërndarë lajmin e rremë për pagesën e tarifave të plota (Foto)

Lajmi i rremë për pagesën e tarifave të plota të studimit për Inxhinierisë së Ndërtimit

Një grup shumë i vogël studentësh protestuan sërish sot para Kryeministrisë, ndërkohë që masa e gjerë e studentëve u rikthyen në mësim. Por “shuarja” e protestës solli sërish një një lajm të rremë. Që në orët e para të mëngjesit, kur pritej një organizim masiv nga studentët siç edhe ishte paralajmëruar, në portalet pranë PD, dhe rrjete sociale, qarkulloi një foto për një njoftim ku iu kërkohej studentëve të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit që të paguanin tarifën e plotë në masën 100% para 28-janarit.

Njoftimi i rremë i shpërndarë për studentët e inxhinierisë së Ndërtimit ku kërkohet pagesa e plotë për tarifat e studimit

Kjo shkresë, e publikuar në media dhe e botuar në mënyrë ‘misterioze’ për studentët e Inxhinierisë nuk ka as firmë dhe as vulë, elementë parësorë për vlefshmërinë e një letre zyrtare. Rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës, Andrea Maliqari tha për Shqiptarja.com se kjo shkresë nuk ka dalë nga ky fakultet, që provon edhe njëherë se njoftimi i shpërndarë është një lajm i rremë. Ndërkohë që ka reaguar edhe Dekanati i Inxhinierisë së Ndërtimit, (lexo këtu). Në kohën kur protesta po shënon mbylljen për t’i hapur rrugë një procesi përmirësimi për arsimin në Shqipëri, në media shpërndahen të tilla lajme të rreme të botuara në mënyrë flagrante në emër të një institucioni.

Ndërkohë që kryeministri Edi Rama reagoi më vonë dhe tha se shkresa është dezinformim dhe se qeveria e ka miratuar me VKM përgjysmimin e tarifave dhe se brenda janarit, do të dorëzohen paratë tek universitetetet. Rama përveç opozitës që e akuzon se mori peng protestën, nuk harroi të përfshinte në këtë dezinformim edhe ata që i quan “fundërrina” universitetesh. (Lexo këtu)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë