Njoftimi zyrtar i Policise per masakren ne Elbasan

Më datë 03.02.2016 rreth orës 19:54 ,në lagjen Emin Matraxhiu Elbasan,  persona të pa identifikuar kanë qëlluar  me armë zjarri në ambjentet e brëndshme  të lokalit në pronësi të shtetasit Agron Çapja.
Kanë mbetur të vrarë  shtetasit:
 
1.      Agron  Çapja,   50   vjeç, banues në  Elbasan.
 
2.      Ardit  Sinakoli ,   27  vjeç,  banues në Elbasan.
 
3.      Eno  Bedalli,  38  vjeç,  banues  në  Elbasan.
 
 
Gjithashtu kanë mbetur të plagosur   dhe ndodhen në gjëndje të rëndë shtetasit:
 
1.      Ardian  Zharri,  45 vjeç  banues në Elbasan.
 
2.      Fejzulla  Çapja,  58 vjeç, banues në Elbasan.
 
3.      Ferit  Muca,  42  vjeç  banues në Elbasan
 
4.      Luan  Muca,  47  vjeç ,banues në Elbasan
 
5.      Bujar  Rreshka,  40 vjeç  banues në Librazhd
 
6.      Florenc  Çapja, 35  vjeç  banues në Elbasan
 
7.      Arnold  Çapja, 23 vjeç,  banues në Elbasan
 
8.  Erdis  Sulku,  33  vjeç, banues në Elbasan                                                                                                                                                                                                                 

 
Nga  veprimet  e  para  hetimore, në vendin e ngjarjes u gjetën e u sekuestruan  në  cilësinë e provës materiale:
 
1.      2 armë zjarri automatik model  56,  me një krehër pa fishekë
 
2.  Një automatik model 56 ,me një kreher pa fisheke
 
3.      1 kreher automatiku model 56, me 26  fisheke
 
4.      65  gëzhoja model 56 ,me kapsolla të goditura,
 
5.  3 predha calibër 7,62mm.
 
Grupi  hetimor  po   punon  intensivisht për indetifikimin dhe kapjen e autorëve.
 
Gjatë  gjithë  natës  Forcat  Renea,  FNSH  dhe  Policia  e  Elbasanit  kanë  ushtruar  dhjetra  kontrolle  në  banesa,   në  Elbasan,  Peqin,  Cërrik,  Librazhd  e  Gramsh.
 
Gjithashtu  janë  kontrolluar  në  akset  rrugore  e  në  qytete  automjete  të  dyshuara  që  mund  të  lëviznin  autorët.
 
Janë  krehur  me  këmbë  zona  kodrinore  e  fushore ku  dyshohej   se  mund  të   fshihenin  autorët  apo  mund  të  kishin  braktisur  makinën.
 
Si  dhe  janë  kontrolluar  mbi  150  garazhe makinash  në  hyrje  të  pallateve.
 
Janë  shoqëruar  për  verifikim  46  shtetas.
 
Një  grup  Specialistësh  të  Krimeve  të  Rënda  në  Drejtorinë  e  Policisë  së  Shtetit,  të  kryesuar  nga   Drejtori  i   Krimeve  të  Rënda,  në  bashkëpunim  me  Specialistët  për  Krimet  e  Rënda  në  Drejtorinë  e  Policisë  Elbasan  si  dhe  me  Prokurorinë  e  Rrethit  Gjyqësor  Elbasan  po   vijojnë   punën  për  zbardhjen  e  ngjarjes.
 
Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime  të  mëtejshme për veprën  penale “Vrasja  në  rrethana  të  tjera  cilësuese  kryer   në  bashkëpunim”   dhe  “Prodhimi  dhe  mbajtja  pa  leje e  armëve  luftarake  dhe  e  municionit” parashikuar  nga  nenet   79,  25  dhe  278/2  të   Kodit  Penal.
 
 
 
 

/xy/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja