Krah Lulzim Bashës dje në Elbasan, ishte dhe Klevis Çapja. Ai është djali i Agron Çapjes, që mbeti i vrarë në masakrën e shkurtit në Elbasan, njëherësh nipi i Ardian Çapjas, që i ka shpëtuar disa atentateve në Elbasan.

Dje axhenda e kryeministrit Rama dhe kryedemokratit u përplasën me vizitën në Elbasan për Ditën e Verës, në të njëjtin orar. Simpatizantët e majtë dhe të djathtë u përleshën fizikisht me njëri-tjetrin, pas thirrjeve të militantëve të PD-së 'Rama ik'.

Basha i quajti akte të dhunshme nga elementë kriminalë të socialistëve, ndërsa Rama akuzoi PD-në se do të krijojë tension për situatën zgjedhore dhe Bashën si vegël që po përdoret nga Meta e Berisha.