Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se pas bisedimeve me Kancelaren gjermane Angela Merkel për sa i përket njohjes së patentave shqiptare në këtë shtet, në javët në vijim do të hyjë në procedurën e parlamentit të Greqisë njohja e patentave shqiptare.
Një ditë më parë pas takimit me kancelaren Angela Merkel, Rama është shprehur se zyrtarisht në Gjermani është biseduar për sa i përket njohjes së patentave shqiptare në këtë shtet. Kështu në kuadër të njohjes së lejeve të drejtimin , në shkurt do të vijë në Tiranë një grup nga ministria e Infrastrukturës gjermane për të bërë vlerësimet përkatëse.
"Meqënëse disa miqve këtu u ka kaluar pa e vënë re përmbledhja e djeshme nga Berlini dhe vijojnë përsërisin kërkesën për njohjen e patentave të drejtimit në Gjermani, ju informoj të gjithëve se e kam biseduar këtë kërkesë, zyrtarisht të kahershme në fakt, por për herë të parë drejtëpërdrejtë me kancelaren dje. Dhe në shkurt vjen një mision nga ministria e transporteve të Gjermanisë, për të bërë një raport në funksion të procedurës që do të kryhet nga qeveria federale për njohjen e patentave. Nga ana tjetër, meqë jemi tek kjo temë, jemi njoftuar po dje nga qeveria greke se në javët në vijim do të hyjë në procedurën e parlamentit të Greqisë njohja e patentave shqiptare të drejtimit, siç është dakordësuar në tryezën e dialogut mes dy shteteve tona." shkruan Rama.
Vetëm se jemi me 25 vjet vonesë sepse shqiptarëve do i bënte punë kjo njohje që të mos bënin patentat nga e para se nuk kushton pak. Sot kujt i hyn në punë? Ksaj pune i thonë: pasi ngjita majën e malit i vetëm vjen ti dhe më zgjat dorën për ndihmë, s'më duhet ndihma tani, un hipa.
Përgjigju