Njohja e pavarësisë, Johanes Han
presion mbi 5 vendet e BE-së 

Njohja e pavarësisë, Johanes Han<br />presion mbi 5 vendet e BE-së 
Pesë vendet anëtare të BE-së të cilat nuk e kanë e njohur Kosovën, së shpejti do të përballen me presionin e Brukselit që ta ndryshojnë qëndrimin e tyre, shkruan gazeta serbe Novosti.
 
Sipas kësaj gazete ky qëndrim vjen pas deklaratave të para të Komisionerit të ri për politikë të fqinjësisë Johanes Han, i cili ka thënë se pret ndryshim të qëndrimit të këtyre shteteve dhe ka theksuar se personalisht do ta diskutojë këtë çështje me shefen për politikë të jashtme Frederika Mogerini.
 
“Duke u përgatitur për këtë post, kam kuptuar se ndoshta në bisedimet me qeveritë e këtyre pesë shteteve, te shohim se ku qëndrojmë për momentin, sa ato janë fleksibile dhe cilat janë hapat e mundshëm me qëllim që gjendja të përmirësohet, në mënyrë që mos të kemi pengesa në bisedimet dhe punën e mëtutjeshme me Kosovën. Kjo do të jetë pjesë e punës time në disa muajt e parë, ka thënë Johanes Han.

Në çështjen e Kosovës, shihet më së miri, mosuniteti i vendeve anëtare të bashkimit Evropian, andaj Brukseli në periudhën vijuese do të mundohet që të bëjë diçka në këtë drejtim. Megjithatë, vështirë është të mendohet se do të mund të ndryshohet diçka seriozisht, duke ditur qëndrimet e ngurta të Qipros, Rumanisë, Spanjës, Greqisë dhe Sllovakisë si dhe gjendjen në terren, në momentin kur po shtohen apetitet rajonale, siç është rasti i Katalonisë. 


Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari