Njohja e periudhave të punës para ’94, miratohen ndryshimet te 'Ligjet', zv.ministrja Manjani: Do njihen pa pengesa proceduriale! Përfitojnë 40 mijë persona në vit
Zv.Ministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani
TIRANË - Komisioni i Ligjeve miratoi sot ndryshimet ligjore të propozuara nga qeveria dhe që i hapin rrugë njohjes automatike të periudhës së vjetërsisë në punë, për efekt pensioni të punonjësve në ish-ndërmarrjet shtetërore, institucione shtetërore, në ish-ndërmarrje bujqësore dhe në ish-kooperativat bujqësore të para vitit 1994.
Nga ndryshimet ligjore përfitojnë të gjithë ata që kanë punuar në ish-ndërmarrjet bujqësore apo shtetërore nga mosha 18 vjeç, deri në momentin kur janë shuar kooperativat dhe ish-ndërmarrjet shtetërore.
Astrit Hado, drejtori i ISSH sqaroi në Komision se si do procedohet me njohjen e periudhave të punësimit.
‘Për ata që janë tashmë në pension, dhe i kanë përfunduar procedurat administrative, nuk do të përfitojnë. Do të përfitojnë vetëm ata që mbushin moshën e pensionit në momentin e hyrjes së këtij ligji në fuqi, si dhe kush është në gjyq dhe proces ankimimi. Këtyre të fundit do t’u pezullohen procedurat dhe do t’ua njohim edhe kësaj kategorie. Ndërsa ata të cilët kanë dalë në pension, kanë shkuar në gjykatë e kanë rrëzuar, ose nuk e kanë ndjekur rrugën gjyqësore, nuk do t’u njihen. Nëse do t’u njihej të gjithëve, do të thotë se do të rillogariteshin mbi 720 mijë pensione. Efektet financiare do të ishin shumë të mëdha’, tha Hado.
Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani tha se miratimi i këtij projektligji, do të mundësojë njohjen e periudhave të sigurimit pa pengesa procedurale, pa shpenzime për përfituesit dhe mbi të gjitha do të mundësonte përfitimin e një pensioni, të paktën sa masa e pensionit social.
‘Do të jenë rreth 40 mijë persona në vit që do të përfitojnë nga ky projektligj dhe për një periudhë 15 vjeçare rreth 600 mijë të tillë’, tha Manjani.
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
29.5%
-
Të gabuar
55.7%
-
Nuk e di
14.8%
Vota total: 122
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
FOTO/ Momenti kur edukatorja qëllon 3-vjeçarin në një kopsht në Tiranë! Babai: Më kanë bërë presion që të mos kallëzoja në polici
23 Janar, 20:36
-
Vettingu/ Kërkoi favore seksuale në këmbim të një vendim gjyqësor, KPA shkarkon përfundimisht ish-gjyqtarin Guximtar Boçi
23 Janar, 20:20
-
Berisha thërret të deleguarit e PD për Tiranën dhe u mban fjalim të gjatë për... 2 ditët e qeverisjes së Trump! Nuk harron edhe Sorosin
23 Janar, 20:06
-
Tiranë/ 52-vjeçari humb kontrollin e makinës, godet 2 qytetarë! Përplaset edhe me murin e ambasadës amerikane
23 Janar, 18:58
-
Dyshohet se morën ryshfet, pezullohen nga detyra dy policët në Tiranë! AMP nis hetimet
23 Janar, 17:58
-
Nisin punimet për fazën e dytë të TEDA Tirana, Veliaj: Do punësohen 5-7 mijë persona
23 Janar, 14:53
-
Tiranë, edukatorja 46-vjeçare shpallet në kërkim, akuzohet se dhunoi një të mitur në kopsht privat tek ‘Astiri’
23 Janar, 13:38
-
Dhurata Çupi kundërshton te 'Ligjet' shtesat në projektligjin për letërnjoftimet digjitale: Përpjekje për t'i bërë favorin e radhës kompanisë qeveritare! Të votohet pas zgjedhjeve
23 Janar, 12:35
-
Zyrtare/ Njohje e vjetër, Egnatia rikthen në Superligës sulmuesin Guindo
23 Janar, 11:15
-
Antidroga e Tiranës sekuestron 60 kg kanabis, 2 në pranga, 2 në kërkim! Droga me 6 thasë u gjet në makinë! Do shitej 1200 euro kg në Kamëz (EMRAT+VIDEO)
23 Janar, 08:50
-
Nga Budapesti në Shkodër, 300 objekte shqiptare do ekspozohen për herë të parë
22 Janar, 21:22
-
Egnatia firmos me ish-mbrojtësin e Partizanit, e rikthen në Superligë nga Koreja e Jugut
22 Janar, 18:23
MIRËMBRËMA DUA TE DI SE A DO TE NJIHET KONTRIBUTET PERPARA MOSHES 18 VJEC FALEMINDERIT
PërgjigjuA DO TE NJIHET KONTRBUTET PERPARA MOSHES 18 VJEC FALEMINDERI 0
Përgjigju