Antidroga e Tiranës sekuestron 60 kg kanabis, 2 në pranga, 2 në kërkim! Droga me 6 thasë u gjet në makinë! Do shitej 1200 euro kg në Kamëz (EMRAT+VIDEO)

TIRANË -  Dy persona u arrestuan ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim në kuadër të një operacioni nga Antidroga e Tiranës. 60 kg kanabis e cila ishte kultivuar në fshatin Blerim të Fushë Arrëzit dhe destinuar të shitej në tregun e Kamzës u kap e paketuar në 6 thasë në pjesën e pasme të makinës që drejtohej nga Kujtim Ujkaj.  Ndërsa në pranga ka rënë Abdurrahman Rizvani I cili kontrollonte rrugën dhe njoftonte Kujtimin nëse kishte prezencë të Policisë.

1 kg kanabis 1200 euro
 Burime për gazetarin e Report Tv Sokol Dema, bëjnë me dije se lënda narkotike po transportohej nga fshati Blerim i Fushë Arrëzit nga Abdurrahman Rizvani, i cili dyshohet se e ka kultivuar atje, dhe po ia sillte për shitje Kujtim Ujkajt. 

Një kilogram i kanabisit do të shitej në vlerë 1200 euro, që në total përkthehet në 72000 euro. Prej disa muajsh Anridroga e Tiranës ka hetuar rastin për mbledhjen e provave dhe kapjen e tyre në flagrancë. Në këtë operacion janë 2 në kërkim, S.D. 28 vjeç dhe R.D. 37 vjeç. 

Operacioni
Policia ka publikuar video të operacionit në zonën e Luzit të Fushë Krujës. Operacioni u zhvillua në zonën e Luzit, Fushë Krujë, ku shërbimet e Policisë ndaluan automjetet e përdorura nga të dyshuarit. Gjatë kontrollit të njërit automjet, u gjet sasia e lëndës narkotike në pjesën e pasme.

Nga pamjet e shpërndara nga policia, duket aksioni i policisë në momentet e arrestimit, teksa të dy kapen dhe shtrihen në tokë nga Antidroga. Ndërsa në pjesën e pasme të automjetit është lënda narkotike në thasë.

Arrestimet 
U arrestuan në flagrancë dy shtetasit, Kujtim Ukaj, 35 vjeç, banues në Krujë, i cili transportonte lëndën narkotike me automjet dhe Abdurrahman Rizvani, 26 vjeç, banues në Mat. Ndërkohë u shpall në kërkim një 28-vjeçar, S. D., i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale, si dhe R.D., 37 vjeç.

'Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me drejtues shtetasin Kujtim Ujka, në pjesën e pasme, shërbimet e Policisë kanë gjetur 6 thasë me lëndë të dyshuar cannabis sativa, me peshë totale 60 kilogramë. Automjeti tjetër drejtohej nga shtetasi Abdurrahman Rizvani, i cili kontrollonte rrugën dhe njoftonte shtetasin K. U., nëse kishte prezencë të Policisë. Në vijim të veprimeve, u shpall në kërkim shtetasi S. D., 28 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 automjetet, 2 celularë dhe një shumë parash.', njofton policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
60 kilogramë cannabis sativa;
2 automjete;
2 celularë;
Një shumë parash.

Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, në lidhje me veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Policia vijon hetimet për kapjen e bashkëpunëtorit të shpallur në kërkim. Ndërkohë, gazetari i Report Tv, Sokol Dema siguroi dhe fotot e dy të arrestuarve prej operacionit të Antidrogës së Tiranës.

1737625701_abdurahmanrizvanikujtimujka.jpg

Kujtim Ukaj dhe Abdurrahman Rizvani

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:57
Trafiku i 60 kg kanabis, Antidroga Tiranë prej muajsh po hetonte 4 të rinjtë! Lënda kultivohej në Fushë-Arrëz! Synohej shitja me shumicë në Kamëz, 1200 euro/kg

1737618582_arrestim.jpg

Detaje të reja nga operacioni i Antidrogës së Tiranës, ku u arrestuan 2 persona dhe 2 të tjerë u shpallën në kërkim. Burime për gazetarin Sokol Dema, bëjnë me dije se lënda narkotike po transportohej nga fshati Blerim i Fushë Arrëzit nga Abdurrahman Rizvani, i cili dyshohet se e ka kultivuar atje, dhe po ia sillte për shitje Kujtim Ujkajt.

Në makinën e parë ka qenë i shpalluri në kërkim S.D., i cili ruante dhe vëzhgonte rrugën për patrullimet e policisë. Lëndën narkotike do e dorëzonin në Fushë Krujë te Kujtim Ujkaj, i cili më pas synonte ta shiste me shumicë në zonën e Kamzës në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se një kilogram i kanabisit do të shitej në vlerë 1200 euro, që në total përkthehet në 72000 euro. Prej disa muajsh Anridroga e Tiranës ka hetuar rastin për mbledhjen e provave dhe kapjen e tyre në flagrancë. Në këtë operacion janë 2 në kërkim, S.D. 28 vjeç dhe R.D. 37 vjeç.

Ora 10:47
U kapën me 60 kg kanabis nga Antidroga e Tiranës, Report Tv siguron FOTOT e dy të rinjve

1737625701_abdurahmanrizvanikujtimujka.jpg

Kujtim Ujka dhe Abdurrahmani Rizvani

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema ka siguruar fotot e dy të arrestuarve falë aksionit të antidrogës së Tiranës, Kujtim Ujka dhe Abdurrahman Rizvani.

Ata u kapën falë operaiconin 'Interruption 2'. Dy të rinjtë u kapën me drogë, në automjetet e tyre u gjetën 60kg kanabis sativa, e ndarë në 6 thasë. 

Operacioni u zhvillua në zonën e Luzit, Fushë Krujë, ku shërbimet e Policisë ndaluan automjetet e përdorura nga të dyshuarit. Gjatë kontrollit të njërit automjet, u gjet sasia e lëndës narkotike në pjesën e pasme.

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 23 Janar, 09:41

    Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Trump në Forumin e Davosit: Vendet e NATO-s të rrisin shpenzimet në mbrojtje me 5% të PBB-së

Trump në Forumin e Davosit: Vendet e NATO-s të rrisin shpenzimet në mbrojtje me 5% të PBB-së