Njohu si palë Alibeajn në ankimin për vendimin e gjyqtarit Zhukri, ‘Rithemelimi’ i Berishës kërkon shkarkimin e gjyqtares Blerina Muça! Kërkesë për ILD dhe KPK

Njohu si palë Alibeajn në ankimin për vendimin e gjyqtarit Zhukri, ‘Rithemelimi’ i Berishës kërkon shkarkimin e gjyqtares Blerina Muça! Kërkesë për ILD dhe KPK

Pamela Qirko e KPK dhe Artur Metani e ILD

Njohu si palë Alibeajn në ankimin për vendimin e gjyqtarit Zhukri, ‘Rithemelimi’ i Berishës kërkon shkarkimin e gjyqtares Blerina Muça.  Kërkesa i është dërguar Artur Metanit, Inspektor i Lartë i Drejtësisë, si dhe Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, drejtueses Pamela Qirko.

Rithemelimi kërkon fillimin e hetimit dhe paraqitjen e kërkesës për marrjen e masës disiplinore pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor të "pezullimit nga detyra" për gjyqtaren Muça, dukë kërkuar shkarkimin për shkak të shpërdorimit rëndë të detyrës.

Përmes një vendimi të datës 22 prill, gjyqtarja Muça rihapi çështjen e kontrollit të PD. Ajo pranoi ankimin e Partisë Demokratike, përfaqesuar nga Enkelejd Alibeaj,  kundër vendimit të Agron Zhukrit që regjistroi ndryshimet Statutore në Partinë Demokratike sipas Kuvendit të 11 dhjetorit të Sali Berishës, Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e Enkelejd Alibeaj duke legjitimuar atë si ankues, duke pranuar të drejtën e ankimin, dhe duke konstatuar që ankimi i paraqitur ka bazë të mjaftueshme për pranim dhe nuk është abuziv dhe i paligjshëm. 

Gjyqtarja Blerina Muça vendosi në Dhomë Këshillimi se PD  perfaqesuar nga Alibeaj  ka të drejtë ta paraqesë ankimin në Apel të vendimit të Zhukrit. Tashmë, i takon Gjykatës së Apelit të vendosë nëse do të pushojë ankimimin, apo do të kthejë për shqyrtim po në Gjykatën e Tiranës por me trupë tjetër gjykuese, kërkesë padinë e Rithemelimit për regjistrimin e statutit të 11 dhjetorit që Zhukri e vulosi më 25 mars 2022.

Nëse vendimi i Zhukrit rrëzohet në apel, Sali Berisha e humbet sërish kontrollin e PD që në fakt e mori pa pritur shkallët e tjera të vendimit.

Pasi gjykata pranoi ankimin e Alibeajt ka ardhur edhe reagimi i Komisionit të Rithemelimit, ku përfaqësuesi ligjor Ivi Kaso e konsideroi nul vendimin e Gjykatës. Sipas tij, Alibeaj nuk është palë në çështje. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi i cili thotë se Berisha është me dy standarde, kur i pëlqen vendimi i zbaton, por kur nuk i pëlqen sulmon Gjykatën. Më tej Bardhi thotë se koha kur kërcënoheshin gjykatat dhe gjyqtarët i përkasin sëshkuarës.

Përfaqësues ligjorë të Rithemelimit janë shprehur më herët se Enkeleid Alibeajt nuk mund të ankimonte vendimin e Agron Zhukrit duke qenë se nuk ishte palë në proces. Por gjyqtarja Blerina Muça vendosi ta pranojë ankimin e palës ankuese, Alibeaj, duke e kaluar për shqyrtim në Gjykatën e Apelit. 

Blerina Muçën, të njëjtën gjyqtare që sot i dha një hap shprese drejt shkallës së dytë të drejtësisë, Enkeleid Alibeaj e ka dërguar në Apel për 18 dhjetorin. Blerina Muca regjistroi vetëm kuvendin e 17 korrikut 2021 të PD-së dhe refuzoi të shqyrtojë kërkesën për regjistrimin e 18 dhjetorit, duke argumentuar se kishte shkelje procedurale.  Kështu, në Apel PD pret të arrijë, rrëzimin e vendimit të Agron Zhukrit dhe regjistrimin e statutit të 18 dhjetorit.

Në vendimin që i hapi rrugën Sali Berishës për të hyrë në selinë blu me statutin e Komisionit të Rithemelimit si organi drejtues deri në kuvendin e 30 prillit, Zhukri quajti të ligjshëm dorëzimin e firmave të delegatëve në zyrën e Edi Palokës dhe drejtimin e një Kuvendit të 11 dhjetorit nga një komision me anëtarë që duhet të propozoheshin nga Lulzim Basha sipas statutit, por që i propozoi Berisha dhe Paloka. Gjyqtari Agron Zhukri, në konflikt interesi regjistroi statutin e miratuar në Kuvendin e Thirrur prej Sali Berishës, në të cilin delegatët vendosën edhe shkarkimin e Lulzim Bashës si drejtues i PD, por edhe organeve drejtuese të Partisë.

Kujtojmë se ndonëse Sali Berisha sillet si drejtues i PD dhe e ka marrë të mirëqenë faktin se sipas tij Komisioni i Rithemelimit është një organ legjitimin dhe vendimet e tij janë të detyrueshme për zbatim, në Gjykatën e Tiranës rezulton ende Lulzim Basha si kryetar i Partisë Demokratike. Komisioni i Rithemelimit prej datës 25 mars ka marrë kontrollin e selisë së PD-së, por gjykata nuk e njeh atë ligjërisht. Gjykata ka thënë se do të pritet vendimi deri sa të marrë formë të prerë për të regjistruar vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri i cili njohu ndryshimet statutore të Sali Berishës, pasi vendimi i tij është apeluar nga PD dhe ende nuk është dhënë një vendim i formës së prerë.

Kerkesat e Rithemelimit drejtuar ILD dhe Kpk

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 11/05/2022 03:16

    Iku koha kur Berisha me nje darke e nje poze para kamerave,intimidonte drejtesine,iku koha kur i intimidonte njerezit e politikes dhe te drejtesise duke i etiketuar me cilesime vulgare,apo duke i permendur direkt me emer.

    Përgjigju
  • Genci: 10/05/2022 19:21

    Nuk e publikuat komentin tim ?! Une pro reformes jam

    Përgjigju
  • trekendeshi i Bewrmudes Meta-Kraja -Berisha: 10/05/2022 18:53

    Te marrin brisqet Berisha me kamikazet e tij dhe te bejne detyren...Fatkeqesia eshte se duhet te kete me shume gjyqtare si Blerina Muco.Rama nje deklarate beri per mos veprimin e qellimshem te Spakut te Krajes dhe u be nami nga folkloristyet dumbabiste te foltores antiamerikane.Keta bejne dhe kerkesa per perjashtime,shkarkime gjyqtaresh etj etj.Nje pyetje per zotin Kraja,i ciliiu pergjigj kryeministrit me nje fryme:Po keto veprime nuk jane kercenime,shantazhe e veprime te tjera nen brez e nen tavoline zoti Kraja? Apo kur keto veprime behen nga Berisha,Meta e Co. jane te mireqena sepse i qerohen rruget banditit vicidolas per te bere lojen e tij ?Te hiqet Blerina Muco sepse ne gjykimin e saj kerkesa e Alibeajt u pranua normalisht dhe te vihet atje ndonje kamikaz si puna e Bylykbashit apo ndonje shebek i Metes! Jo vetem te ndyre por dhe te papare fare jane Berisha e kamikazet e tij ne SPAK e kudo qe ndodhen!

    Përgjigju
  • Ramsi: 10/05/2022 18:39

    Nje gje skuptoj pse i thoni Pamela Qirko, ajo eshte motra e Belles dhe mbiemri saj eshte ndryshe...

    Përgjigju
  • Riku: 10/05/2022 17:16

    Keta nuk njohin ligjin e vetingut. Ankesa dergohet ne ILD per shkarkim, ndersa maksimumi KPK mund ta pranoje si denoncim.

    Përgjigju
  • Ledi: 10/05/2022 17:07

    Variant i vjeter i Saliut ,kunder cdo pwrsoni qe rrezikon jarriken w tij.Alubeaj doni sdoni ju eshte kryetar i grupit parlamentar te PD ku ju nuk figoroni fare por heni parti e re e Rithemelimit .Gjykatesja te vazhdoje proceduren ne vaze te ligjit dge mos trembwt nga presionet e te ziut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'