Nju Delhi, moti i keq shkakton 125 të vdekur, stuhitë e rërës shkatërrojnë shtëpitë

Nju Delhi, moti i keq shkakton 125 të vdekur, stuhitë e rërës shkatërrojnë shtëpitë

Moti i keq ka shkaktuar vdekjen e të paktën 125 personave ditët e fundit në Indi, ky bilanc i rëndë u regjistrua pas stuhive të rërës në mesin e më tragjikeve prej disa dekadash.

Të paktën 111 persona vdiqën për shkak të erërave të forta, shpejtësia e të cilave arriti deri në 130 kilometra në orë gjatë mbrëmjes së mërkurës, raportuan autoritetet lokale.

Shtatëdhjetë persona vdiqën në Shtetin e Uttar Pradeshit (veri), 36 në atë të Rajasthanit (veri-perëndim) dhe dy në shtetin e Pendjabit (veri).

Në një rast tjetër, rrufeja shkaktoi një ditë më parë vdekjen e 14 personave të tjerë në shtetin jugor të Andra Pradeshit.

Stuhi të rërës kanë shkulur pemët, rrëzuar muret e shtëpive dhe përmbysur shtyllat e tensionit. Raste të ngjashme regjistrohen çdo vit në Indi, por kryesisht pa shkaktuar dëme të këtyre përmasave.

er.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë