Unioni Afrikan e ka siguruar edhe formalisht vendin e saj si anëtar i ri i G20-ës të shtunën në Nju Delhi, me ftesë të kryeministrit të Indisë, Narendra Modi.
Zgjerimi i bllokut është një fitore e madhe diplomatike për Modin, i cili përballet me zgjedhje të përgjithshme vitin e ardhshëm dhe i ka përdorur të drejtat e nikoqirit të forumit të këtij vitit për ta përmirësuar imazhin si burrështetas ndërkombëtar.
Para fjalimit hapës, Modi e përshëndeti kryetarin e Unionit Afrikan dhe presidentin e Komorosit, Azali Assoumani, me një përqafim të ngrohtë.
“India propozoi për ta bërë Unionin Afrikan anëtar të përhershëm të G20-ës. Unë besoj se ne e kemi pajtimin e të gjithëve për këtë”, tha Modi në fjalimin e tij hapës në samit.
“Me pajtimin e të gjithëve, unë kërkoj që kryetari i Unionit Afrikan ta marrë ulësen si anëtar i përhershëm i G20-ës”, shtoi ai.
Assoumani u ul në mesin e liderëve botërorë me ftesën e ministrit të Jashtëm të Indisë, Subrahmanyam Jaishankar.
Në vitet e fundit ka qenë tejet e vështirë arritja e konsensusit në mesin e anëtarëve, për shkak të ndarjeve të thella rreth luftës në Ukrainë.
“Bota përballet me një krizë të madhe të besimit”, tha Modi.
“Lufta e ka bërë këtë besim të humbë edhe më shumë. Nëse mund ta mposhtim Covidin, mund edhe ta mundim këtë krizë të përbashkët të besimit”, nënvizoi ai./REL
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.9%
-
Të gabuar
81.8%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3492
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Konsensusi i G20 për Ukrainën i vështirë, SHBA bën thirrje për rritjen e mbështetjes për Kievin
19 Nëntor, 09:18
-
Pjesë e Lazios në Serie A, Dia infektohet me malarie gjatë stërvitjes me Senegalin
15 Nëntor, 15:28
-
Ukraina i kërkon Brazilit ta arrestojë Putinin, nëse ai merr pjesë në samitin e G20-ës
14 Tetor, 15:31
-
Në Afrikë gjendet një nga diamantet më të mëdhenj në botë! 2 492 karatësh
22 Gusht, 17:01
-
OBSH shpall sërish linë e majmunëve si emergjencë globale për shëndetin publik
14 Gusht, 21:13
-
Përmbyset varka me emigrantë në Jemen, 38 të vdekur dhe rreth 100 të zhdukur
11 Qershor, 09:39
-
Përpjekjet e Iranit për të zgjeruar ndikimin në Afrikë
25 Prill, 08:16
-
Futbolli nuk njeh kufij! Në Sudan është vdekjeprurëse të godasësh topin, klubi më i madh zhvendoset në tjetër shtet
17 Prill, 17:37
-
Si mbijetojnë regjimet autoritare në Afrikë? Me mbështetjen e grupit rus 'Wagner'
15 Mars, 17:46
-
Skandali me falsifikimin e moshës, federata e futbollit në Afrikë përjashton 62 futbollistë
12 Mars, 22:30
-
Akuzohet për korrupsion, Samuel Eto'o dorëhiqet si president i Federatës së futbollit! Komiteti e refuzon
6 Shkurt, 19:20
-
Lumi Kongo del nga shtrati, mbi 300 të vdekur nga përmbytjet në Afrikë
11 Janar, 15:15