NJU DELHI, 27 korrik /ATSH-DPA/ - Ish-presidenti i Indisë, A. P. J. Abdul Kalam vdiq sot në qytetin verilindor të Shillongës pas një arresti kardiak.
"Jam thellësisht i pikëlluar nga vdekja e tij. Ai ishte një njeri i teknologjisë dhe i popullit", tha zëvendëspresidenti i Indisë, Hamid Ansari.
"Kalam, 83 vjeç, u rrëzua ndërkohë që po jepte një leksion në një insitut menaxhimi në kryeqytetin e shtetit Meghalaya dhe u dërgua në spital, por mjekët nuk arritën ta shpëtonin", njoftoi televizioni "India Today".
Kalam u lind në një familje modeste në shtetin jugor indian të Tamil Nadus dhe prej andej u bë një nga shkencëtarët më të mëdhenj të Indisë.
Një inxhinier aeronautik në profesion, Kalam luajti një rol kyç në zhvillimin e programeve bërthamore dhe hapësinore të Indisë.
Gjatë karrierës së tij të gjatë, ai kryesoi Organizatën për Hulumtim dhe Zhvillim (DRDO) dhe Organizatën Indiane të Kërkimeve Hapësinore ku mbi 20 vjet ai e orientoi në zhvillimin e satelitëve të shumtë dhe raketave.
Ai ishte këshilltar shkencor i qeverisë para se ai të bëhej presidenti i Indisë në vitin 2002, një post që e mbajti deri në vitin 2007./ /n.r/ a.jor.