NJU JORK – Clinton kërkon reformimin e sistemit të drejtësisë penale

Kandidatja presidenciale amerikane, Hillary Rodham Clinton kërkoi sot reformimin e sistemit amerikan të drejtësisë penale si kundërpërgjigje ndaj tensioneve dhe dhunës mes policisë dhe minoriteteve.Fjalimi i saj në Columbia University ishte adresimi i parë publik që nga koha kur ajo njoftoi kandidimin për në Shtëpinë e Bardhë, në fillim të këtij muaji.Clinton kërkoi rivendosjen e besimit mes policisë dhe komuniteteve si edhe një reduktim të popullimit të burgjeve amerikane me anë të gjetjes së dënimeve alternative për krime të lehta."Varfëria dhe dhuna prekin shumë komunitete të minoriteteve, çka çon më pas në burgosjen joproporcionale të njerëzve me ngjyrë, të cilët, si reagim, provokojnë mosbesim dhe tensione mes njerëzve dhe policisë", tha Clinton."Ne kemi nevojë të rivendosim balancë në sistemin tonë të drejtësisë penale", theksoi ajo.Clinton kërkoi zhvillimin e strategjive të mençura nga ana e policisë që do të sillnin më pas rivendosjen e besimit mes policisë dhe qytetarëve."Ne mund të fillojmë duke siguruar njerëzit se fondet federale për agjencitë shtetërore dhe lokale të zbatimit të ligjit do të përdoren për përfitimin e praktikave më të mira dhe jo për blerjen e armëve të luftës që nuk kanë vend në rrugët tona", theksoi Clinton duke iu referuar pajisjeve të stilit ushtarak, të përdorura shpesh nga ana e policisë amerikane./ atsh/

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Zbërthimi i SkyECC/ Mes 21 masave sigurie edhe emri i Prek Kodra, në 2021 u akuzua se do të vriste Albin Kurtin