NJU JORK, 27 korrik /ATSH-ANSA/ - Fondi Monetar Ndërkombëtar deklaroi sot se Italisë do t'i duhen afërsisht dy dekada që të ulë nivelin e papunësisë në atë të kohës para fillimit të krizës ekonomike.
"Pa një rritje ekonomike të përshpejtuar, ulja e nivelit të papunësisë në të njëjtin nivel para krizës do t'i merrte Spanjës 10 vite kurse Portugalisë dhe Italisë afërsisht 20 vite", deklaroi FMN-ja në një raport për eurozonën.
Papunësia në Itali pothuajse është dyfishuar që prej fillimit të krizës ekonomike globale në 2008.
Aktualisht niveli i papunësisë është në masën 12,4 për qind ndërsa vitin e kaluar arriti 13 për qind.
FMN-ja shtoi se Italia duhet të miratojë dhe vërë në praktikë reformën për shërbimin civil të planifikuar nga qeveria e Matteo Renzit dhe se kjo duhet të përmbajë masa për ofrimin e shërbimeve lokale, konkurse për kontratat publike dhe menaxhimin e burimeve njerëzore./  /r.b/ a.jor.