Xhaçka në takimin e Këshillit të Sigurimit në New York: Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës, na kujton ditët e errëta të fashizmit dhe stalinizmit! Shkelje e rëndë të kartës së OKB

NEW YORK- Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ka folur në takimin e Këshillit të Sigurimit në OKB në kuadër të paqes dhe stabilitetit në Ukrainë. Ministrja theksoi se veprimet ruse janë një shkelje flagrante e Kartës së Kombeve të Bashkuara. 

Xhaçka theksoi se Shqipëria mirëpret vendimin e Presidencës franceze dhe tha se veprimet e Rusisë janë në shkelje flagrante me Kartën e Kombeve të Bashkuara.Shejfja e diplomacisë thrksoi ndër të tjera se e drejta ndërkombetare është e njëjtë dhe e detyrueshme për të gjithë dhe se Rusia ka zgjedhur të injorojë atë. Ashtu sikundër perëndimi u përgjigj ndaj këtij agresioni, edhe Xhaçka e cilësoi ndërhyrjen e Moskës në Kiev, shkelje flagrante e pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe një shkelje e rëndë e Kartës së OKB-së.

Federata Ruse, një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit, ka zhvilluar një luftë të paligjshme agresioni kundër Ukrainës. Në gjykimin tonë dhe në sytë e gjithë botës, siç është shprehur qartë më shumë se një herë këtu, në Kombet e Bashkuara, veprimet e Rusisë janë një shkelje tejet e rëndë e Kartës së Kombeve të Bashkuara. Të mos harrojmë se organi më i lartë ndërkombëtar i drejtësisë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka urdhëruar Rusinë të pezullojë operacionin e saj ushtarak në Ukrainë. E drejta ndërkombëtare është e njëjtë dhe e detyrueshme për të gjithë. Rusia fatkeqësisht ka zgjedhur ta injorojë hapur dhe vazhdimisht këtë. Vetë parimi dhe besimi mbi të cilin u themelua OKB-ja ishte se e vetmja mënyrë për të parandaluar luftën ishte përmes normave dhe ligjeve universale të pranuara nga të gjithë në rendin e ri të pas Luftës së Dytë Botërore. Në dekadat që pasuan, pavarësisht sfidave dhe vështirësive, të gjithë kemi arritur të forcojmë dhe zgjerojmë shtrirjen e së drejtës ndërkombëtare dhe bashkëpunimin shumëpalësh dhe kemi rënë dakord që askush nuk mund të qëndrojë mbi ligjin. Ne kishim shpresuar se bota nuk do të kthehej më kurrë në atë të kaluar të largët, por lufta në Ukrainë dhe përpjekja flagrante e Rusisë për të pushtuar dhe aneksuar pjesë të territorit të Ukrainës janë veprime që të kujtojnë ditët e errëta të fashizmit dhe stalinizmit.

Dhe ka shumë më tepër në atë që po ndodh sot në Ukrainë që të kujton ato ditë të zeza. Raportet dhe misionet e gjetjes së fakteve nga terreni, pamjet që ka parë e gjithë bota zbulojnë një të vërtetë të hidhur për veprimet e Rusisë: një brutalitet të tmerrshëm kriminal kundër popullatës civile. Burra, gra dhe fëmijë të pafajshëm në Ukrainë, si dhe dhjetëra mijëra ushtarë rusë kanë paguar me jetën e tyre për luftën e zgjedhur të Vladimir Putinit. Miliona në mbarë botën janë të uritur për shkak të luftës së zgjedhur të Vladimir Putin. Ne dënojmë shtegun e ri të konfrontimit të Rusisë duke shpallur një mobilizim të pjesshëm në Rusi, duke mbështetur organizimin e “referendumeve” të paligjshme në 4 territore ukrainase të pushtuara aktualisht dhe duke kërcënuar sërish me përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë. Këto referendume të rreme janë një tjetër shkelje flagrante e pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe një shkelje e rëndë e Kartës së OKB-së.

Xhaçka riktheksoi edhe njëherë mbështetjen  e vendit tonë karshi Ukrianës ndërsa përsëriti thirrjen për Rusinë të tërheqë plotësisht dhe pa kushte të gjitha trupat dhe pajisjet ushtarake që po cenojnë integritetin dhe po prekin në mënyrë direkte sovranitetin e Ukrainës. Ndër të tjera ministrja tha se edhe dështimi për të parandaluar një sulm nuk duhet të ndalojë Rusinë që të mbajë përgjegjësi për krimet e saj të rënda, në territorin e pavarur të Ukrainës. 

 Ne ritheksojmë mbështetjen tonë të palëkundur për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe përsërisim thirrjen tonë për Rusinë që të tërheqë plotësisht dhe pa kushte të gjitha trupat dhe pajisjet e saj ushtarake nga i gjithë territori i Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht. Kjo është arsyeja pse ne duhet të bashkojmë forcat tona si komunitet ndërkombëtar dhe të vazhdojmë të ndihmojmë Ukrainën të mbrohet. Ne duhet të punojmë për të garantuar përgjegjësinë për atë që Rusia po bën në Ukrainë. Kjo është për të siguruar drejtësi, por edhe për të parandaluar mizoritë e ardhshme. Të gjithë jemi përpjekur ta parandalojmë këtë konflikt. Ne nuk mundëm, por nuk duhet të dështojmë ta mbajmë Rusinë përgjegjëse.- tha Xhaçka. 

Mbështetja shqiptare për Ukrainën ka qenë qysh më 24 shkurt, kur trupat rusë vërshuan drejt Kievit të armatosur, me urdhër të Presidentit rus, Vladimir Putin. Vendi ynë, ashtu si dhe perëndimi vendosi sanksione ndaj Rusisë agresore dhe dënoi publikisht ndërhyrjen ushtarake të Rusisë. 

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori