NJU JORK- Presidenti i Republikës Bujar Nishani i kërkon 4 shteteve të Bashkimit Europian, mes tyre Italisë të vazhdojë të luajë rolin e avokatit të integrimit për fitimin e statusit të vendit kandidat.
Presidenti Nishani shfrytëzoi qëndrimin në Nju Jork, ku ndodhet për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të zhvilluar takime me kryeministrin italian Mario Monti, Presidentin e Sllovakisë, Ivan Gasparovič, kryeministrin e Sllovenisë Janez Jansa, dhe presidentin e Republikës së Bullgarisë, Rosen Plevneliev. Zyra e shtypit pranë presidencës Takimet u zhvilluan dje.
Në takimin me kryeministrin italian Mario Monti, presidenti kërkoi që Italia të vazhdojë të luajë rolin e avokatit të integrimit të Shqipërisë për fitimin e statusit të vendit kandidat. Nga ana e tij Monti “theksoi se Italia do të vazhdojë të luajë rolin e saj në mbështetje të aspiratës evropiane të Shqipërisë. “- thuhet në njoftimin për shtyp të shpërndarë sot në mëngjes nga presidenca.
TAKOI DHE PRESIDENTIN E SLLOVAKISE, TE BULLGARISE E KRYEMINISTRIN SLLOVEN
Në takimin me Presidentin e Republikës së Sllovakisë, Ivan Gasparovič, “Presidenti Nishani gjeti mirëkuptimin e plotë të homologut Gasparovič, ndaj kërkesës së tij që Sllovakia të përkrahë me zë më të fortë marrjen e statusit të vendit kandidat nga ana e Shqipërisë.”-informon presidenca.
Presidenti Nishani mori garancinë edhe nga Kryeministri Janša, se Sllovenia do të përkrahë në mënyrë edhe më aktive kërkesën e Shqipërisë për marrjen e statusit të vendit kandidat.
Ndërsa presidenti i Republikës së Bullgarisë, Rosen Plevneliev gjatë takimit me Presidentin Nishani shprehu “bindjen se Shqipëria do të fitojë statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian dhe premtoi se Bullgaria dhe ai personalisht do të vazhdojnë të mbështesin me forcë integrimin e ndërsjelltë”
TAKON DHE KRYEMINISTRIN E BUTANIT
Presidenti Nishani zhvilloi një takim të shkurtër edhe me Kryeministrin e Mbretërisë së Butanit, Jigme Thinley, me të cilin shkëmbyen mendime për nisjen e dialogut mes dy vendeve me qëllim vendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe forcimin e bashkëpunimit në interes të ndërsjellë.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com