Placido Domingo tërhiqet nga Metropolitan Opera e New York-ut, ku do të vinte në skenë ‘Marbethin’ e Xhusepe Verdit.
Vendimi lidhet me akuzat për të për ngacmim seksual nga disa femra. Të hënën Domingo mori pjesë në provat e përgjithshme të ‘Makbeth’, por disa orë më pas nga fillimi këngëtari u tërhoq.
‘Kam debutuar në Metropolitan Opera që nga mosha 27 vjeçare dhe kam vazhduar të këndoj në këtë teatër të mrekullueshëm për 51 vitet. Teksa diskutohet kaq fort për akuzat e fundit në lidhje me mua dhe jam i shqetësuar për klimën e keqe në të cilën njerëzit dënohen pa një proces" - ka bërë me dije Domingo në një komunikatë.
Sipas Agjensisë amerikane të shtypit Associated Press (AP), 11 gra kanë akuzuar dirigjentin dhe këngëtarin e operas, legjendën Placido Domingo për ngacmim seksual. Gratë akuzuese i kanë treguar Associated Press se Domingo i kishte kërcënuar dhe ngacmuar me sjellje të papërshtatshme.
Njëra prej tyre raportoi se në vitin 1999 drejtori i përgjithshëm aktual i 'Los Angeles Opera' kishte tentuar ta prekte në organe intime ndërsa të tjerat kanë treguar se Placido Domingo kishte tentuar t'i puthte në dhimat e zhveshjes.
Disa punonjës të prapaskenës gjithashtu raportuan në 'Associated Press' se në vitin 2016, ata ishin përpjekur të mbronin vajzat e reja nga Domingo ndërsa administratorët kundronin skenën