Një nga dy policët njujorkez të vrarë në fund të dhjetorit 2014-të Winjiang Liu, 32 vjeçar, është varrosur në Brooklyn, ndërsa në ceremoninë e varrimit ishin të pranishëm kryebashkiaku i New York-ut, Bill de Blasio, shefi i FBI-së James Comey, kongresmeni Charles B. Rangel dhe Peter King, si dhe rreth 20.000 policë nga zona të ndryshme të SHBA-së.
Më 20 dhjetor Ismail Brinsley, një njeri me ç’rregullime mendore dhe precedent penal, ka plagosur rëndë Liu dhe kolegun e tij Rafael Ramos, të cilët më pas kanë ndërruar jetë në spital. Ramos është varrosur më 27 dhjetor.
Ashtu si në funeralin e Ramosit, një numër i madh i policëve ka kthyer shpinën kryebashkiakut të New York-ut Blasio, pasi më parë ai ka mbështetur demonstrata kundër dhunës policore ndaj afro-amerikanëve.
Drejtori i Departamentit të Policisë në New York, William Bratton, u ka dhënë urdhër policëve që në funeralin e kolegut Liu mos të jenë të përfshirë në mosmarrëveshjet politike, por të përcjellin kolegun e tyre me ceremoninë formale.
Kryebashkiaku Blasio ka deklaruar në ceremoni se "zemra e New York-ut është thyer" me vrasjen e policëve trim. Të pranishmëve në ceremoninë e varrimit ju është drejtuar edhe Shefi i FBI-së Comey, i cili tha se gjatë vitit 2014 në SHBA janë vrarë 115 punonjës policie, që është "fakt tronditës", duke pasur parasysh se gjatë 2013 janë vrarë 76 policë.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com