NJU JORK - Në kuadër të sesionit të 68-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati u takua në Nju Jork me zv/kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Evangjelos Venizellos.
Dy ministrat shprehën rëndësinë e intensifikimit të raporteve dypalëshe në fushën politike dhe ekonomike, në kuadër të fqinjësisë së mirë dhe të bashkëpunimit reciprok si dy vende anëtare të NATO-s.
Gjithashtu, u diskutua mbi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe atë bilateral me projekte konkrete si TAP-i. Ministri Venizellos e njohu ministrin Bushati me prioritetet e Presidencës greke të BE-së.
Ministri Bushati vuri theksin në adresimin e çështjeve të rëndësishme mes dy vendeve, në përputhje me parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare, fqinjësisë së mirë dhe perspektivës evropiane.
Ministri Bushati theksoi rëndësinë e ndërtimit të një raporti të ri dhe afatgjatë mes dy vendeve dhe kalimin nga një gjendje e menaxhimit të krizave në një partneritet strategjik dhe të qendrueshëm.
Venizellos konfirmoi ardhjen e tij për një vizitë zyrtare në Tiranë më 14 tetor.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com