Autoriteti i Transportit Metropolitane (MTA) në SHBA filloi të eksperimentojë përdorimin e llampave të fuqishme ultravjollcë për të dezinfektuar metrot dhe autobusët e qytetit të Nju Jorkut.
Agjensia thotë se ka vendosur 150 pajisje të lëvizshme me llampa ultravjollcë si pjesë e fazës së parë të planit.
Përpjekja është pjesë e një partneriteti midis MTA dhe universitetit Columbia, që teorizon se drita UVC mund të përdoret për të vrarë koronavirusin.
.png)
‘Drita UVC që po përdoret në dezinfektimin e autobusëve, është shumë efikas në vrasjen e koronavirusit që gjendet në sipërfaqe të sedileve, sheshit apo pareteve të autobuzëve, trenave dhe metrove,- tha David Brenner, drejtor i qendrës për kërkime radiologjike i universitetit Columbia.
Sipas akspertëve, drita ultravjollcë UVC, është veçanërisht efikase për të vrarë materialin organik te grimcat virale, dhe besojnë se mund të jenë efektivë në shkatërrimin e koronavirusit.
Llampat UVC dhe robotët zakonisht përdoren për pastrimin dhe sterilizimin e ujit, objekteve të tilla si pajisjet laboratorike, dhe hapësirave si autobusët dhe aeroplanët.

.jpg)
Komente










