Policia në Nju-Orleans të Shteteve të Bashkuara bëri të ditur se një person i dehur me makinën e tij ka goditur turmën e njerëzve që shikonin një paradë, duke plagosur 28 persona.
Shefi i policisë, Michael Harrison, tha se i dyshuari është arrestuar dhe ndaj tij po zhvillohen hetime për drejtim të makinës në gjendje të dehur.
“Ne kemi dyshime se ky person ishte i dehur në shkallë të lartë”, tha zoti Harrison, i pyetur se a mendon se incidenti ishte i ndërlidhur me terrorizëm.

Shoferi i arrestuar qe dyshohet se shkaktoi aksidentin
Zyrtarët thanë se 21 persona janë dërguar në spitalet lokale, ndërsa të tjerët janë nën kontroll, por 5 prej tyre janë në gjendje të rëndë për jetën.
Një zyrtar mjekësor tha se në mesin e të lënduarve ka edhe fëmijë të moshës 3-4 vjeçare.
Mijëra njerëz mblidhen në shkurt në rrugët e Nju-Orleansit për festimet tradicionale të njohura me emrin, Mardi Gras.
[gallery]21230[/gallery]
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO