Zgjedhjet vendore, vëzhguesit ndërkombëtarë: Proces përgjithësisht i mirëorganizuar, 14 maji ditë paqësore! Politizimi ekstrem, shqetësues

Një ditë pas zgjedhjeve vendore të 14 majit, vëzhguesit ndërkombëtarë nga OSBE ODHIR, Parlamenti Evropian dhe Kongresi i Autoriteteve Vendore dhe Rajonale në Këshillin e Evropës, kanë përcjellë sot të gjithë analizën lidhur me klimën politike të këtyre zgjedhjeve në nivel vendor.
Përfaqësuesit e organizmave ndërkombëtare i kanë cilësuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme por me disa rezerva duke përmendur këtu incidente mes forcave politike, intimidimit të zgjedhësve në qendrat e votimit me praninë e tyre etj.

Përfaqësuesja e OSBE-OHIDR, Audrey Glover i ka vlerësuar zgjedhjet vendore përgjithësisht të mirë organizuara, si dhe e konsideroi punën e KQZ si të përpiktë dhe korrekte.

Sipas shefes së misionit të OSBE-ODIHR-it Glover fushata ishte relativisht e qetë por procesi u dominua nga polarizimi i palëve dhe lënies në hije të kandidatëve. Ajo gjithashtu e cilësoi votimin elektronik të suksesshëm.

“KQZ ka bërë një punë përgjithësisht një punë të mirë por në komisionet e tjera më poshtë u prish për shkak të zëvendësimeve të vazhdueshme. Dita e zgjedhjeve ishte përgjithësisht paqësore por u ndikua nga ndërhyrjet partiake, ndërhyrjet procedurale, votimi në grup dhe problemet me fshehtësinë e votës. Procesi i numërimi ishte përgjegjësish i mirë”, tha Glover.

Nga ana tjetër, Glover kritikoi ashpër praninë e shumë njerëzve afër qendrave të votimit për të cilat ajo tha se ishin aty për të intimiduar dhe për të ndikuar në zgjedhje.

“Është e vështirë ta themi nëse zgjedhjet kanë qenë të drejta apo jo. Pamë shumë njerëz rreth qendrave të votimit që u dukën shumë intimidues. Është shumë e vështirë për ne që ta përcaktojmë”, tha Glover.

Në të njëjtën retorikë ishin dhe përfaqësuesit të PE-së dhe të Kongresit të Autoriteteve Vendore dhe Rajonale në Këshillin e Evropës. Sipas përfaqësuesit të PE-së, njëjtë si monitoruesja e OSBE-së, Glover fushata u përqendrua tek drejtuesit politik dhe jo tek kandidatët, gjë që edhe PE e theksoi si të domosdoshme apo si mungesë të këtyre zgjedhjeve. Sidoqoftë, procesi pati një qetësi në tërësi. Një pikë tjetër ku përfaqësuesi i PE-së u ndal ishte dhe tek prania e shumtë e njerëzve jashtë QV të cilët kishin gjithsesi një ndjenjë intimidimi tek votuesit. Përfaqësuesi i Kongresit të Autoriteteve Vendore dhe Rajonale në Këshillin e Evropës, Dickson, tha se procesi i zgjedhjeve përgjithësisht ishte i mirë. Ndërkohë që sipas tij pati përfaqësim i ulët i grave, ndërkohë që duhet të rishikohen dispozitat që lidhen me kandidatët e pavarur

Siz Zeri Amerikes procesi u karakterizua nga polarizimi i vazhdueshëm mes partive kryesore politike si dhe nga ndarjet e thella në mes opozitës. Në përfundimet paraprake, Misioni ndërkombëtar i Vëzhgimit të Zgjedhjeve deklaroi se kandidatët mundën të zhvillonin fushatën lirisht, por çështjet me rëndësi për komunitetet vendore u përmendën pak në fushatë.

“Rastet e keqpërdorimit të burimeve shtetërore në nivel qendror dhe vendor, pretendimet për presione mbi punonjësit e sektorit publik dhe votuesit, si dhe pretendimet për blerje votash ishin shqetësuese”, tha ambasadore Audrey Glover, drejtuesja e misionit vëzhgues për zgjedhjet i ODHIR-it, Zyrës për Institucione Demokratike dhe të Drejta Njerëzore i OSBE-së.

Vëzhguesit ndërkombëtarë theksuan në raportin paraprak se autoritetet shfrytëzuan burimet shtetërore për të bërë fushatë, aq sa shpesh, nuk kishte ndonjë dallim të qartë ndërmjet veprimtarive shtetërore dhe atyre të fushatës.

Ata vërejtën se në disa raste, mbështetja e ardhshme e qeverisë për komunat ishte e kushtëzuar me rezultatin zgjedhor.

Misioni vëzhgues i ODIHR-it takoi burime vendase, që i pohuan pretendime për frikësim të votuesve dhe blerje votash.

Vëzhguesit pohuan se deklarimi i burimeve financiare të garuesve pas zgjedhjeve e pakëson transparencën e procesit.

Ata vërejtën se shumë prej rekomandimeve të paraqitura nga ODIHR-i në vitin 2020 ende nuk janë zbatuar, dhe se disa kufizime për të drejtat e votës mbeten në kundërshtim me standardet ndërkombëtare.

Liritë themelore të tubimit dhe të shprehjes u respektuan, por, sipas tyre, fushata u përqëndrua rreth partive të mëdha dhe drejtuesve të tyre kryesorë dhe ajo përfshinte retorikë dhe stil konfrontues, në dëm të një fushate në shërbim të kandidatëve dhe çështjeve vendore, në dëm të demokracisë vendore.

“Dita e zgjedhjeve në përgjithësi ishte paqësore, por u ndikua negativisht nga raste të shumta të ndërhyrjeve partiake në proces si dhe nga problemet teknike dhe procedurale, votimi i gjerë në grup dhe problemet me fshehtësinë e votës”, theksoi ambasadorja Glover.

Nga ana tjetër, vëzhguesit vërejtën se nuk janë respektuar kuotat e përfaqësimit gjinor, sepse vetëm 15 nga 144 kandidatët për kryetar bashkie ishin gra.

Ata shprehën rezerva edhe për veprimtarinë e medias gjatë fushatës, e cila sipas tyre, ka një pronësi të përqëndruar dhe kontrollohet nga interesa të ndërthurura të biznesit dhe politikës.

Nga monitorimi i vëzhguesve të ODIHR-it doli se mbulimi mediatik i fushatës u përqendrua te drejtuesit e partive kryesore dhe kandidatët për bashkinë e kryeqytetit, por me një vëmendje të kufizuar ndaj çështjeve të rëndësishme vendore.

“Rregullat për mbulimin e fushatës favorizojnë fuqishëm partitë kryesore dhe përdorimi i shpeshtë nga media i lëndës së prodhuar nga partitë në programet e lajmeve minoi mbulimin gjithëpërfshirës dhe objektiv të fushatës”, thuhet në raportin e vëzhguesve ndërkombëtarë.

Ndërsa pjesëmarrja e qytetarëve në votime u raportua mbi 36 për qind nga një listë, ku gjenden edhe ata qytetarë që jetojnë jashtë vendit.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), vlerësuan vëzhguesit ndërkombëtarë, e organizoi punën e vet në mënyrë transparente dhe efikase, por qëndrueshmëria e komisioneve më të ulëta u ndikua negativisht nga zëvendësimet e shpeshta të anëtarëve prej partive politike", thuhet në raportin paraprak të vëzhguesve ndërkombëtarë.

Delegacionet e vëzhguesve ndërkombëtarë sollën në Shqipëri afro 250 vëzhgues afatgjatë dhe afatshkurtër.

Ata ndjekin rregullisht ecrinë e zgjedhjeve të përgjithshme të Shqipërisë, por po ashtu vëzhgojnë nga afër edhe zgjedhjet për pushtetin vendor gjatë 3 dekdave të fundit, pas daljes së vendit nga diktatura komuniste.

(Kliko këtu për të parë dokumentin e plotë)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:59
Zgjedhjet, Ambasada Britanike: Mbështesim vlerësimin e OSBE-ODIHR, të adresohen problemet

1684173661_AmbasadaBritanike.png

Ambasada britanike në Tiranë ka përshëndetur përmes një deklarate zhvillimin e zgjedhjeve vendore në Tiranë dhe ka mbështetur gjetjet dhe vlerësimin e OSBE-ODIHR-it për procesin. Sipas ambasadës britanike problemet duhet të adresohen, teksa në fund thotë se presin bashkëpunimin e ngushtë me të zgjedhurit e ri.

“Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar ndoqi nga afër zgjedhjet vendore të 14 majit. Sot duam të urojmë të gjithë të zgjedhurit për të përfaqësuar qytetarët shqiptarë në nivel vendor, duke mbajtur parasysh se procesi i numërimit është ende në vazhdim në shumë zona.

Mbretëria e Bashkuar mbështet plotësisht raportin praprak të Zyrës së OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), i cili u publikua sot.

Ne mirëpresim gjetjet e raportit në lidhje me një proces përgjithësisht të mirëadministruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pavarësisht disa vështirësive teknike. Mbështesim inkurajimin e raportit për të trajtuar problemet e keqpërdorimit të burimeve shtetërore, pretendimet për shit-blerje votash dhe presionet ndaj punonjësve të sektorit publik dhe jo vetëm për të votuar në një mënyrë të caktuar.

Ne inkurajojmë të gjitha partitë politike, politikanët dhe institucionet që t'i adresojnë këto shqetësime,  përfshirë edhe përmes Komisionit Parlamentar ad-hoc për reformën zgjedhore.

Presim me kënaqësi të bashkëpunojmë ngushtë me kryetarët e sapozgjedhur të bashkive dhe këshillave bashkiakë. Si dhe i inkurajojmë të gjithë të fokusohen në mënyrën se si mund t'iu përgjigjen më së miri nevojave te gjithë qytetarët shqiptarë në lokalitetet e tyre”, thuhet në ragimin e ambasadës britanike.

Ora 15:42
A ishin këto zgjedhje të drejta, Glover: Duhet të ndiqen procedurat e duhura zgjedhore që njeriu të jetë i lirë të zgjedhë

 

Monitoruesja e OSBE-së, Glover i ka konsideruar këto zgjedhje si të lira por që duhet të merren masat e nevojshme që votuesit të jenë të lirë.

“Është gjithnjë e vështirë të përshkruash zgjedhjet si të drejta. Por ajo që duhet të ndodhë nëse këto raste që unë iu referova nëse janë ndjekur procedurat e duhura zgjedhore. Për të siguruar që manipulimet e tilla dhe kërcënimet... Unë besoj që këto duhet të ndalohen sepse parandalojnë procesin zgjedhor për shumë njerëz. Që njerëzit të jenë të lirë dhe kryesorja e ndjekësit duhet të jetë kjo. Unë mendoj se kjo është e rëndësishme dhe shpresoj që masat do të merren sipas legjislacionit ekzistues që manipulimi të marrë fund.”- tha ajo.

Ora 15:41
Glover: Votimi elektronik ishte një sukses, duhet më shumë punë për trajnimet paraprake

 

Shefja e misionit të OSBE-ODIHR-it Glover tha sot se votimi elektronik ishte një sukses dhe se duhet punuar më shumë në përgatitjen dhe trajnimet paraprake.

“E gjithë procedura e zgjedhjeve nuk ka përfunduar ende, jemi ende në pritje të rezultateve dhe duam të dimë se çfarë do ndodhë me raste të caktuara. Por sigurisht unë mendoj se votimi elektronik rezultoi i suksesshëm edhe pse pati vështirësi. E kuptoj që shpresa dhe objektivi është që kudo të kemi proces të votimit elektronik. Në qendër të Elbasanit u realizua në kohë por në disa vende të tjera pati vështirësi sepse nuk u realizuan trajnimet përkatëse. Le të shpresojmë se në zgjedhjet e ardhshme”, tha ajo.

Ora 15:31
‘Vendoret’/ PE: Prezenca e njerëzve në qendra votimi ishte intimiduese, fushata la në hije kandidatët dhe u përqendrua tek forcat politike

 

Përfaqësuesi i Parlamentit Evropian, dha sot një panoramë të mënyrës sesi u mbajtën zgjedhjet vendore në përputhje me standardet e BE-së. Ai u ndal edhe tek aspirate e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në UNION ndërsa edhe ai njëjtë si monitoruesja e OSBE-së, Glover fushata u përqendrua tek drejtuesit politik dhe jo tek kandidatët, gjë që edhe PE e theksoi si të domosdoshme apo si mungesë të këtyre zgjedhjeve. Sidoqoftë, procesi pati një qetësi në tërësi. Një pikë tjetër ku përfaqësuesi i PE-së u ndal ishte dhe tek prania e shumtë e njerëzve jashtë QV të cilët kishin gjithsesi një ndjenjë intimidimi tek votuesit.

“Ne erdhëm këtu si pjesë e OSBE dhe ju tërheq vëmendjen se nuk është diçka e zakonshme që të bëjmë vëzhgime të zgjedhjeve vendore. Dhe ne e shohim Shqipërinë si vend aspirues dhe me potencial. U gëzuam që opozita mori pjesë në këto zgjedhje pavarësisht që pati një mungesë fushe loje në fushatë. Ndërkohë që vërejtje një dëshirë për ndryshim, por temat vendore nuk ishin kryefjalë e kësaj fushate. Përballja e drejtuesve të politikës la në hije kandidatët. Gjithashtu duhet një frymë e re me të rinj. PE vuri re gjithashtu, pajisjen e id elektronik që jo gjithnjë funksionuan. Vëzhguesit panë edhe shumë njerëz jashtë qendrave të votimit që mund të quhej intimiduese. Megjithatë, duhej thelluar në çështjet vendore, kushte më të mëdha jetese, largimit e trurit nga vendi programet etj.”- tha Dickson.

Ora 15:24
Vëzhguesit e zgjedhjeve, përfaqësuesi i KiE: Ditë e qetë dhe transparente, fushata totalisht e politizuar

 

Përfaqësuesi i Kongresit të Autoriteteve Vendore dhe Rajonale në Këshillin e Evropës, Dickson, tha se procesi i zgjedhjeve përgjithësisht ishte i mirë. Ndërkohë që sipas tij pati përfaqësim i ulët i grave, ndërkohë që duhet të rishikohen dispozitat që lidhen me kandidatët e pavarur

“Menaxhimi i mirë zgjedhore është vetëm një nga aspektet e proceseve zgjedhore. Na erdhi keq që disa çështje me interes vendor u lanë në hije si rezultat i një fushate totalisht të politizuar. Një fushatë zgjedhore duhet të jetë për njerëzit”, tha ai.

Ora 15:17
Monitoruesja e OSBE OHIR, Glover: Fushata ishte e qetë por e polarizuar, pengoi votuesi të zgjidhnin kandidatin dhe jo forcën politike

 

Monitoruesja e OSBE ODHIR bëri sot me dije raportin paraprak për zgjedhjet vendore 20223.

 Glover ka dhënë sot ekstraktin e zgjedhjeve vendore të 14 majit. Ajo e konsideroi fushatën të qetë, pa probleme përveçse disa incidenteve që u cilësuan si të rënda. Glover gjithashtu nënvizoi se procesi në fakt pati një problematikë që ishte përqendrimi i fushatës jo tek kandidatët por te forcat politike, duke penguar zgjedhësit në këtë formë, sipas monitorueses të bënin zgjedhjen e tyre në nivel vendor.

“Pra ishim 250 veta vëzhgues për  zgjedhjet e 14 majit. Në përputhje me metodologjinë tonë ne kemi ardhur pa axhendë fikse dhe kemi lënë faktet të flasin vetë. U morën pak në konsideratë zgjedhësit. Ekziston një besim në listën zgjedhore, megjithatë 40% e votuesve ndodhen jashtë vendit. K 92 komisione të administrimit zgjedhor. Krijimi i tyre ishte problematik. Fushata ka qenë paqësore megjithëse sulmeve nga liderët e partive politike që ishin të rënda. Përveç disa tubimeve, fushata ishte e qetë. Kandidatët s’kanë patur debate por kanë përdorur rrjete sociale. Lidhja e mediave me forcat politikë shkakton lidhje të drejtpërdrejtë të vijave editoriale dhe nuk rezulton me një burim konkret informues. Ka patur sulme ndaj gazetarëve. Mediat s’kanë bërë raportime për zgjedhjet. Kemi qenë të shqetësuar për akseueshëmirsë të vendeve ku mund të votojnë personat me aftësi të kufizuara. Jemi  duke analizuar votimin elektronik. Mendoj se ekziston një aspekt tjetër që ne duhet t’i hedhim jë vështrim. Zgjedhësit, për ketë mbahen zgjedhjet. Fatkeqësisht fushatat u përqendruan në politikën në partitë kombëtare dhe jo në çështjet e rëndësisë më të madhe në vendndodhje të ndryshme. Veçanërisht jashtë Tiranës. Kjo kufizoi zgjedhësit të bënin zgjedhjen e tyre në nivel vendor.”- tha Glover.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pitkini: 18/05/2023 17:10

    Shiko fushatat e Donald Trump ne USA se sa polarizuese,të ashpra, konfrontuese dhe me gjuhen e urrejtjes janë bërë,pastaj fol per fushaten elektorale ne Shqiperi.Por gjithsesi do j’u jepja te drejte deri diku,por kur nuk e percaktoni se nga cila ane vjen ky polarizim,atehere kuptohet se sa “i ndryshkur” ,anakronik,burokratik, i njëanshëm dhe dy standartësh është qëndrimi juaj.

    Përgjigju
  • Ben1: 15/05/2023 17:18

    Politizim? Harruat brexitin ne UK cu be? Sa u extremizua?! Kujt ia thoni?! Njerez te habitshem.... Njerez te paguar nga taksat e qytetareve te ndershem te Evropes,te pavlere... per tu dhene medemek mend pjeses qe ata e quajne inferiore. Njerez te plakur dhe rrjedhur qe mendojne se "dine te verteten". Doublestandart.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën