Jeton mes aftësive të kufizuara në shikim duke ushtruar funksionin e avokatit, prej 2 javësh ka aplikuar për të qenë një nga 9-të anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.
Aplikimi i tij është bërë publik në faqen zyrtare të gjykatës së lartë, ndërsa pritet këshilli i emërimeve në drejtësi të vlerësoj nëse i plotëson apo jo kriteret.
Në një intervistë për Report Tv Tafaj shpjegon arsyet e kandidimit, duke deklaruar se paçka aftësive të kufizuara ai ndihet i gatshëm ti shkoj garës deri në fund.
"Me përgjegjshmërinë ndaj interesit kombëtar, të shoqërisë, e familjes time pse jo. Ndiej se I plotësoj kërkesat e kriteret për të qenë gjyqtar kushtetues, veçanërisht atë moral, besueshmërinë formimin profesional akademik të nivelit më të lartë. Kam provuar gjatë gjithë jetës sime se jam përkushtuar për më shumë se 40 vjet kauzës së të drejtave të njeriut dhe kam qenë mbi palët politike. Hyjë në këtë garë si person I barabartë me të tjerët, besoj statusi im si person me aftësi të kufizuar nuk përbën shkak për të qenë as i favorizuar as i diskriminuar, paragjykimet nuk I takojnë niveleve të larta siç janë anëtarët e KED. Situata në sistemin e drejtësisë ka qenë e rënduar, për sa i përket e besimit të qytetarëve tek drejtësia, një proces pastrimi në drejtësi ka qenë më se i nevojshëm", thotë Tafaj.
Në mbledhjen e të premtes së shkuar KED do të rendiste kandidatët fitues për t'ia përcjell më pas emrat e tyre parlamentit, por edhe pse muaji Maj kaloi ende KED s'ka një vendim për listën e gjyqtarëve që duhet të vazhdojnë garën.
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë ndërsa aktualisht ka mbetur vetëm anëtarja Vitore Tusha pasi 8 të tjerët, janë dorëhequr dhe shkarkuar si pasojë e procesit të vetting.
Nga viti 1992 kur është krijuar gjykata kushtetuese deri më tani asnjë anëtar i saj nuk ka qenë me aftësi të kufizuara si pjesë e trupës gjykuese.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
72.7%
-
Pak
20.7%
-
Nuk kam mendim
6.6%
Vota total: 651
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vendimi për mbylljen e TikTok çohet në Gjykatë Kushtetuese, Myzyraj: Legjitimimi i mbylljes rrezikon lirinë e shprehjes
25 Mars, 14:38
-
Fotoja me Veliajn ‘dogji’ gjyqtarin Gerd Hoxha! Ligji për SPAK shkon në Kushtetuese, seanca më 27 mars
23 Mars, 21:30
-
Iu sekuestruan celularët, gazetari Elton Qyno në Kushtetuese! Kërkon asgjësimin e materialeve që SPAK i mori nga telefonat
19 Mars, 11:56
-
KPK e kishte shkarkuar Violeta Shkurtën më 2022, KPA rikthen në detyrë prokuroren e Fierit
17 Mars, 11:58
-
Dosja e aferës Partizani/ Pasuritë e Malltezit mbeten të sekuestruara, Gjykata Kushtetuese refuzon shqyrtimin e çështjes
16 Mars, 22:02
-
Ishte në 'listën e zezë' të Laert Haxhiut për t'u eliminuar, KPA rrëzon KPK dhe kthen në detyrë prokuroren Merita Selimi
12 Mars, 21:04
-
Vettingu i KPA-së lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares së TikTok-ut në Elbasan! Enkeleda Kapedanit iu gjetën probleme me pasurinë
12 Mars, 19:06
-
'Berisha në arrest vetëm se nuk respektoi detyrimin e paraqitjes', Kushtetuesja zbardh vendimin, konfirmon dopio standardin e SPAK për të akuzuarit me korrupsion: "Provat ruhen edhe me arrest shtëpie”
7 Mars, 10:11
-
Kreu i delegacionit të BE takohet me gjyqtarët e GJK, Gonzato: Do vijojmë të mbështesim reformën në drejtësi dhe Gjykatën Kushtetuese
6 Mars, 19:28
-
PD kërkesë Kushtetueses: Detyroni Kuvendin për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të Vullnet Sinajt (DOKUMENTI)
5 Mars, 15:41
-
Mero Baze: Përgjimi nga SPAK i Gjykatës Kushtetuese tregon që nuk kemi Gjykatë Kushtetuese
4 Mars, 21:28
-
Petraj për Report Tv: Nëse SPAK e përgjoi Kushtetuesen pa prova, rast i paprecedentë! Gjyqi i Berishës po zvarritet, po u bë deputet Meta lirohet! S’ka më arrestime para zgjedhjeve
4 Mars, 19:11
Hajdut,vemje,mbetje,zorraxhi
Përgjigju