Një muaj para largimit, Trump paralajmëron të mos nënshkruajë paketën e ndihmave për COVID

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump paralajmëroi se nuk do të nënshkruante paketën financiare prej 892 miliardë dollarësh ndihme rimëkëmbje nga kriza e shkaktuar nga COVID-19, duke thënë se pagesat direkte të parashikuara në paketë, duhet të rriten.

Paralajmërimi i presidentit republikan në largim shkakton paqartësi për një përpjekje dypartiake në Kongres për të siguruar ndihmë për personat e ndikuar nga pandemia.

“Unë jam duke kërkuar që Kongresi të ndryshojë këtë projekt-ligj dhe të rrisë këtë pagesë qesharake prej $ 600 në $ 2,000 ose 4,000 $ për çift. Unë po kërkoj gjithashtu nga Kongresi që të heqë qafe menjëherë shpenzimet e kota dhe të panevojshme nga ky legjislacion dhe të më dërgojë një paketë të përshtatshme, përndryshe administrata tjetër do të duhet të dorëzojë një paketë lehtësimi për Covid. Paketa që po planifikojnë ta sjellin përsëri në tryezën time është shumë më ndryshe nga sa parashikohej. Është me të vërtetë e turpshme, ” tha Trump në një video të postuar në Twitter.

Statement by Donald J. Trump, The President of the United States

Full Video: https://t.co/avKfYctPAD pic.twitter.com/i8IMLhH53Q

— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) December 23, 2020

Presidenti Trump gjithashtu kritikoi pjesën e legjislacionit që parashikojnë fonde për vendet e huaja, Institutin Smithsonian dhe mbarështimin e peshkut, mes shpenzimeve të tjera. Paketa e ndihmave përmban një numër dispozitash që do të ndihmojnë dhjetëra miliona amerikanë që përpiqen të sigurojnë jetesën në ekonominë e goditur nga pandemia.

Paketa e së hënës shton përfitimet federale të papunësisë deri në $ 300 në javë për 11 javë, edhe pse kjo përsëri është gjysma e shumës së parashikuar nga fatura e mëparshme.

Paketa përmban 25 miliardë dollarë ndihmë me qira dhe zgjat një moratorium dëbimi që pritej të skadonte në fund të këtij muaji, një litar shpëtimi për miliona amerikanë.

Projekt-ligji gjithashtu ndalon faturimin e papritur mjekësor - ku pacientët e spitalit goditen me tarifa vjedhurazi shpesh të tepruara sepse ata trajtoheshin nga një mjek i cili nuk ishte i mbuluar nga siguruesi i tyre shëndetësor.

Të martën, Presidenti i zgjedhur Joe Biden tha se projekt-ligji ishte thjesht një "parapagim" dhe u zotua se do të shtypte ligjvënësit për të miratuar një projekt-ligj tjetër stimulues pasi ai të hynte në zyrë muajin tjetër.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë