Moises Vasquez është një pedagog meksikan që jep mësim në Departamentin e Shkencave veshur si Spiderman.
Ai ka treguar se shtëpinë e ka të dizajnuar me elemente të këtij personazhi shumë të dashur për fëmijët dhe thotë se të jesh një person me fuqi nuk është vetëm privilegj por edhe përgjegjësi e madhe.
Sipas "Great Big Story", fillimisht të gjithë flisnin keq kur e shikonin veshur në atë mënyrë, por tani atë e quajnë "SpiderMan i Shkencës".
"Këtë nuk e bëj për famë ndaj edhe nuk e tregoj fytyrën, e bëj për të arritur diçka të vlefshme", ka thënë Vasquez.
Moises tregon se është frymëzuar nga një libër ku ka parë një spiderman duke dhënë mësim nga ku edhe e mori këtë vendim.
"Kjo është mënyra ime për të bindur studentët që t’i bëjnë gjërat me pozitivistet dhe dëshirë", është shprehur pedagogu.