‘Spiderman’ në ‘Galeri 70’. Vepra e artistit për mitet që bien, edhe për kaosin ku ndodhet shoqëria shqiptare!

A ekzistojnë më mitet? Apo mitet kanë rënë? Artisti Ardian Isufi përmes instilacionit “Spiderman”, që ekspozon në Galerinë 70, prezanton për publikun kaosin dhe paqëndrueshmërinë, që ka dominuar në shoqërinë tonë gjatë regjimit socialist edhe në demokraci.

 “Si në realizëm socialist që mitet kanë rënë, edhe në demokraci mitet kanë rënë. Instalacioni im vjen përmes një narrative filozofike, ku miti vjen si një figurë e fortë që është rrëzuar, pasi çdo lloj miti të bën që të ngresh pyetjen: Ku do shkojmë?”

Spiderman në veprat e artistit vjen i ri-kontekstualizuar, jo vetëm në periudha të ndryshme kohore, por dhe në hapësira të ndryshme, rurale edhe urbane. Por, tashmë “Spiderman” nuk vjen si hero

 “Ka dy aspekte të ndikimit. Së pari është pandemia. Ne u izoluam në fillim dhe artistët u fokusuan në territoret e tyre individuale, duke krijuar një territor të ri. Këto mite te unë nuk vijnë vetëm si gjeste heroike të rëna, por kanë edhe disa mjete survejimi të instaluara nga pushteti, që gjenden si kamera spiune, për publiken dhe individin. Ka shumë nevojë që arti të lidhet me një gjuhë, që lidhet me estetikën shoqërore. Padyshim, që vepra ime s’jep mesazhet në mënyrë direkt, por i sjell në forma të alternuara”.

Duke shpresuar për reflektim nga ana e shoqërisë shqiptare, Ardian Isufi rrëfen edhe se si ndikon pushteti politik në  jetën edhe veprën e një artisti

“Spiderman nuk është më i pavdekshëm, por i është i vdekshëm. Shpërndarja bëhet në këtë ekspozitë në periudha të ndryshime kohore, ku Spidermen është pjesë e përditshmërisë urbane. Padyshim që mitet kanë rënë në aspektin personal. Unë si artist në artet pamore, i diskutoj shumë sistemet politike brenda dhe jashtë vendit. Shoqëria jonë ka nevojë që të dalë në një etapë të re, që marrëdhënia të jetë më e shëndetshme me pushtetin”.

Ekspozita do të vazhdojë që të qëndrojë hapur për publikun në 'Galeri 70'.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille