Një shëtitje me turistë polakë nën petkun e veshjeve popullore

Tirana përveçse kryeqyteti i Shqipërisë është njëkohësisht edhe qendra më e madhe politike, ekonomike dhe kulturore e vendit. Statistikat tregojnë  se janë afërsisht 3500-4000 turistë në muaj (sidomos) gjatë verës që ndalen në Tiranë për ta vizituar. Ata janë të moshave dhe kombësive të ndryshme; dhe parapëlqejnë të ecin në këmbë, grupe-grupe  duke ndjekur pikat turistike të rekomanduara. Sipas specialistëve të turizmit, Tirana është një destinacion tepër i pëlqyer. Këtë herë kamera jonë , së bashku me studentët e veshur me kostume tradicionale popullore të trevave të ndryshme, i është bashkangjitur këtij grupi turistësh nga Polonia. Nga Sheshi Skënderbej, ecim drejt Bunkart 2 , një prej vndeve të para që viziton çdo grup turistësh që vjen në Tiranë. Duke kaluar në oborrin e Teatrit kombëtar, këmbët na çojnë drejt instalacionit të Resë, e më tej tek Galeria e Arteve.

Ja se ç’përshtypje ka një prej turisteve polake për vendin tonë:

Është hera e parë që vij në Shqipëri. Mezi po prisja të vija këtu sepse kisha një përshtypje tjetër për vendin tuaj. Kisha bindjen se ishte një vend i mbyllur dhe shumë i varfër, por përshtypjete e mia dhe të miqve të mi janë shumë pozitive. Ne shohim një Shqipëri shumë moderne, por edhe kontradiktore. Duket se ka zona shumë të varfra dhe gjithashtu vende shumë të këndshme. Por në përgjithësi jemi shumë pozitivë dhe na pëlqen këtu. Shqipëria është për mua një surprizë e madhe.

Veçanërisht të huajt janë të magjepsur pas veshjeve të vjetra shqiptare. I tërheqin qëndismat prej ari të grave duararta shqiptare, dhe madje pyesin me padurim se ku ka dyqane tek të cilat mund të blejnë diçka të ngjashme si kujtim.Specialistë turizmit dhe promovimit të qytetit, thonë se Tirana është një destinacion ku nuk shpenzohet shumë ditë, por mbetet një nga vendet më të pëlqyera për turistët. Këtë gjë na e pohon  edhe një tjetër turiste polake.

Kjo është hera ime e parë këtu. Mendoj se është një vend i bukur me njerëz të mrekullueshëm. Ne po e shijojmë shumë qëndrimin këtu dhe jemi duke kërkuar akoma më shumë informacione mbi vendin tuaj, sepse nuk dimë shumë për historinë , natyrën, dhe na duket shumë interesante Shqipëria. Kostumet tuaja popullore janë shumë të bukura, plot me ngjyra, mua më pëlqejnë shumë. Vendi juaj dhe ne ngjajmë me njëri tjetrin. Kemi pak a shumë të njëjtën histori. Edhe ne gjithashtu kemi qenë një vend komunist, të qeverisur nga njerëz që donin të na kontrollonin. Ajo që nuk më pëlqen shumë këtu janë zakonet e njerëzve. Kam parë shumë njerëz që rrinë me orë të tëra nëpër bare. Nuk ndodh ta shohësh shpesh këtë situatë në Poloni.

Për të promovuar e pikat turistike të Tiranës – të historisë dhe vlerave kulturore të trevave shqiptare, në zonën e qendrës së Tiranës dhe ne hyrje te ish bllokut qendrojne 4 te rinj të veshur me kostume popullore të trevave të ndryshme Shqiptare. Këta të rinj jane studentë te fakultetit te histories jane trajnuar të kenë informacion historik dhe kulturor në lidhje me kostumografinë

Historia dhe vlerat më të mira kulturore do të transmetohen nëpërmjet kostumeve popullore të cilat do të jenë përfshirëse të të gjitha trevave Shqiptare. Ata janë “ambasadorët” e Shqipërisë reale dhe interpretues të vlerave dhe të trashëgimisë tonë kulturore.

Turistët janë të shumtë. Ata ndalojnë në çdo gjë vend që atyre iu duket interesant dhe shikojnë me vëmendje fenomene që rrallë i gjejnë në shtetet e tyre përkatëse. Për shembull një djaloshi të ri polak ajo që i bën më shumë përshtypje janë makinat e shpejta nëpër rrugët e Tiranës

Vendi më duket shumë i bukur. Mendoj se ka shumë njerëz dhe makina që ecin me shumë shpejtësi dhe më duket pak e rrezikshme. Djemtë dhe vajzat me kostume popullore më duken shumë të këndshme sepse ne kuptojmë më shumë kulturën dhe traditat tuaja.

Këto guida turistike të ofruara nga të rinj, ndihmojnë dhe janë një mënyrë marketing efikas për vendin tonë. Guidat me kostume popullore shërbejnë për të inkurajuar vizitorët ditorë , të eksplorojnë vendin akoma më shumë.

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Proka: 30/07/2018 13:54

    Barzo dobzhe kohana, polaket jane femra fantastike,para 35 vite kam filluar te vizitoj Polonine,do i kisha bere te kenaqen edhe me shume ne Shqiperi. Skoda panji

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë