Aktori i njohur nuk heq dorë nga alkoli. Në gjendje mjaft të rënduar si shëndetësore ashtu edhe psikologjike, Ben Affleck ka përfunduar për herë të tretë në një qendër rehabilitimi. Në foto e publikuara nga TMZ, shihet se është ish-gruaja e tij, Jennifer Garner ajo që e ka shoqëruar për në klinikë.
Ajo është shprehur se pavarësisht lidhjeve të tij me modele të ndryshme pas ndarjes së tyre, nuk do të heqë dorë prej tij deri sa ta shohë esëll. Ish-gruaja e tij dëshiron që ai të mund të kujdeset për tre fëmijët e tij, Violet, Seprahina dhe Samuel.
“Ai e dinte se kishte nevojë për ndihmë,”- tha për revistën People një burim i afërt i familjes kur pasditen e djeshme në shtëpinë e Affleck mbërriti Garner e cila e bindi që të shtrohej në rehabilitim.
Aktori Ben Affleck dhe ish-gruaja e tij Jennifer Garner
Ben kohët e fudnit ishte ndarë nga Lindsay Shookus dhe që prej ditëlindjes së fundit po frekuentohej me modelen e Playboy, 22 vjeçaren Shauna Sexton.