VIDEO emocionuese/ Njëjtë si Haçiko i famshëm, Boncuk qeni që për 6 ditë priti para spitalit të zotin
Për ditë të tëra priste në hyrje të spitalit aty ku qëndronte i shtruar pronari i tij, është kjo historia e Boncuk, qenit që priste çdo ditë pronarin e tij në hyrje të spitalit. Duke përlotur kështu të gjithë personat që duan kafshët.
Redaksia23 Janar 2021, 17:43 | Përditesimi: 23 Janar 2021, 19:22
Për ditë të tëra priste në hyrje të spitalit aty ku qëndronte i shtruar pronari i tij, është kjo historia e Boncuk, qenit i cili njëjtë si Haçiko, që priste çdo ditë pronarin e tij në stacionin e trenit ai priste në hyrje të spitalit. Duke u bërë edhe njëherë dëshmitarë të historisë së dashurisë që kafshët kanë për njeriun dhe që i ka bërë punonjësit e një spitali në Turqi të përloten
Boncuk kthehej çdo ditë në spital në qytetin turk të Trabzonit ku pronari i saj, Cemal Senturk merrte trajtim. Boncuk, që marrë nga turqishtja do të thotë rruaza, ndoqi ambulancën që transportoi pronarin e saj, Cemal Senturk dhe pastaj bëri vizita të përditshme aty njoftoi agjencia lajmeve DHA. Vajza e Senturk, Aynur Egeli, tha se ajo donte ta merrte Boncuk në shtëpi por qeni kthehej me vrap në spital.
Një roje e sigurisë në spital, Muhammet Akdeniz, i tha agjencisë së lajmeve “Ajo vjen çdo ditë rreth orës 9 të mëngjesit dhe pret deri në mbrëmje. Ajo nuk hyn brenda.”