Shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare është shpallur edhe këtë vit kandidat për çmimin Nobel në Letërsi.
Ndërsa deri më 10 tetor janë shpallur datat dhe një pjesë e çmimeve Nobel në fushat e tjera, Akademia Suedeze njofton shkurt se Çmimi Nobel për Letërsi do të jetë më vonë.
Ndërkohë faqet e specializuara britanike të basteve e kanë radhitur shkrimtarin shqiptar në mesin e 5 më të preferuarve për vitin 2016.
Janë po këto lista që një vit më parë kishin radhitur në vendin e katërt fituesen e Nobelit 2015, Svetlana Alexievich, deri në atë kohë një emër jo shumë i njohur botërisht.
Në krye të listës ashtu si dhe vitin e kaluar është shkrimtari japonez, Haruki Murakami. Ai ndiqet në këtë listë nga Adonis, poeti sirian, që jeton Paris.
Në vendin e tretë vjen Ngugi Wa Thongo dhe i katërti është Philip Roth, edhe ky një kandidat që prej vitesh është në krye të listës Ladbrokes. I pesti renditet Ismail Kadare, i cili një vit më parë renditej i 7-ti.
Nuk dihet se kur akademia suedeze do ta shpallë datën e ndarjes së Çmimit Nobel në Letërsi, ndërkohë shpresat për Kadarenë po shtohen, sepse nga viti në vit vjen duke u ngushtuar edhe fusha e rivalitetit.
Ismail Kadare deri më sot është nderuar me disa nga çmimet më prestigjioze në botë për letërsinë si Man Booker Prize e më gjerë. Pavarësisht kësaj liste në mediat botërore komentet se kush do ta fitojë Nobelin sillen rreth tre kandidatëve, Haruki Murakami, Adonis dhe Ismail Kadare.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ku po i kaloni pushimet e verës?
-
Në Shqipëri
48.4%
-
Jashtë
18.2%
-
Nuk lëviz
33.4%
Vota total: 2353
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Autori i dyshuar i krimit në azilin privat është historiani dhe shkrimtari Zyhdi Shehi, “Qytetar Nderi” i Kavajës dhe me medaljen “Naim Frashëri”
8 Gusht, 09:54
-
Durrës/ Iu merrnin para qytetarëve në vendparkimin pa pagesë, arrestohen 2 persona
8 Gusht, 09:41
-
Miller: SHBA të shqetësuara me veprimet e pa bashkërenduara të qeverisë së Kosovës
8 Gusht, 09:35
-
Partizani ‘troket’ në Korçë, kërkon t’i marrë trajnerin Skënderbeut
8 Gusht, 09:34
-
Planifikuan sulm terrorist në koncertin e Taylor Swift, 19 vjeçari i arrestuar është me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut
8 Gusht, 09:09
-
Medvedev: Forcat ruse duhet të shtyhen edhe me thellë në territorrin ukrainas
8 Gusht, 09:04
-
Krim i rëndë në azilin privat të të moshuarve në Tiranë, 78-vjeçari vret me bastun shokun e dhomës: Pse më ke zënë krevatin (EMRAT)
8 Gusht, 09:03
-
SHBA parakalon Kinën, situata e medaljeve pas ditës së 12-të në Lojërat Olimpike
8 Gusht, 09:02
-
Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, Policia njofton masat dhe rrugët që bllokohen: Mos kaloni në zonën e tubimit!
8 Gusht, 08:36
-
Skandali/ FreeNoizy, artistët shqiptarë, peticion për mbrojtjen e një vrasje në tentativë
8 Gusht, 08:30
-
Biden paralajmëron: Nëse Trump humbet, kam frikë se transferimi i pushtetit nuk do të jetë paqësor!
8 Gusht, 08:20
-
Paris 2024/ Ditë historike, Shqipëria kërkon sot medaljen e parë Olimpike! Në tapet Abakarov
8 Gusht, 08:20