Milani ka cuar në 4 pikë diferencën me Juventusin, duke konsoliduar vendin e parë të serie A. Skuadra e trajnerit Allegri mundi pastër 2-0 Leccen në shtëpi, falë formës së shkëlqyer të Zlatan Ibrahimovic.
Sulmuesi me origjinë boshnjake dha një asist për Nocerinon duke i dhënë mundësinë mesfushorit të shënonte golin e parë. Më pas në pjesën e dytë hipotekoi rezultatin me një gol "përrallë".
Ndërkohë Juventus barazoi pa gola në "Marassi" ndaj genoas, barazim që është kthyer në rezultat kronik për "Zonjën e Vjetër". Skuadra e trajnerit Conte goditi 3 herë shtyllën, ndërsa pamjet treguan se edhe një gol i shënuar nga Pepe, u anulua edhe pse ishte i rregullt. Pas ndeshjes, Juvensut kaloi në heshtje shtypi.
/Shqiptarja.com