DURRËS-Pa patentë, një mal me gjoba dhe për më tepër kundërshton policinë dhe i ikën me shpejtësi me makinë duke mos iu bindur urdhrit të bluve. Ky është reperi Rigels Jaku, i njohur me emrin muzikor, Noizy ndaj të cilit ka nisur procedim penal nga policia.
Reperi i njohur eshte ndalur per kontroll nga policia e Durrësit në segmentin rrugor Ura e Dajlanit-Plepa, nga ku rezultoi se këngëtari nuk ishte pajisur me leje drejtimi dhe kishte disa gjoba të papaguara.
Noizy, i ka ikur policisë me shpejtësi në momentin që efektivët i kanë dhënë urdhërin e shoqërimit në komisariat.
Policia e Durrësit e ka ndjekur dhe e ka kapur pak kilometra larg duke i sekuestruar makinën me të cilën udhëtonte këngëtari, një automjet tip Benz me targa AA 517 MT.
Burime për Report Tv mësojnë se Noizy është liruar pasi është mbajtur 6 orë në komisariat, por nuk është pushuar procedimi penal ndaj tij.
Njoftimi nga Policia
"Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës filluan procedimin penal në ngarkim të shtetasit:
• Rigers Rajku 30 vjeç, banues në Durrës.
Më datë 16.12.2016, në segmentin rrugor Ura e Dajlanit-Plepa, duke drejtuar mjetin tip Benz me targa AA 517 MT, është ndaluar nga Efektivet e Qarkullimit Rrugor.
Uniformat blu i kanë kërkuar dokumentacionin e mjetit dhe nga kontrolli u evidentua se nuk kishte leje drejtimi me vete dhe gjoba të papaguara.
Në vijim i është dhënë urdhër që të shoqërohet në ambientet e Komisariatit, (deri në momentin që ndonjë person të sillte lejen e tij të drejtimit dhe të paguante gjobat), por ai nuk i është bindur punonjësve të policisë dhe është larguar së bashku me mjetin.
Menjëherë Efektivet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e tij së bashku me mjetin në Komisariat.
Mjeti është sekuestruar.
Pas kryerjes së veprimeve procedurale materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale"Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik"parashikuar në nenin 242 të Kodit Penal".

(Makina e Noizyt e sekuestruar nga Policia Rrugore)
Redaksia Online
XH.K/d.b/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com